Traduci

“Bashkimi Kombetar” (Unione Nazionale)

(a seguire la versione in lingua Albanese)

La promozione del libro di prosa e poesia della scrittrice Merita Berdica-Kastrati intitolata “Permallje” ha riunito molti emigranti, amanti del libro, lettori e autori da tutto il Veneto.

cms_588/shkolla_shqipe_e_Bassanos.jpgLa riunione si è svolta in una delle aule della scuola elementare “Jacopo Ferrazzi” a Cartigliano di Bassano del Grappa, dove ha luogo la lezione supplementare in lingua albanese.

cms_588/DSCF7002[1].jpg

Questo è il primo libro scritto dall’autrice albanese originaria di Scutari (Shkoder), insegnante da molti anni alla scuola in lingua albanese che viene organizzata con successo e dedizione da parte dell’associazione “Bashkimi Kombetar” di Bassano. L’autrice Merita Berdica-Kastrati nel suo libro rappresenta la sincerità, l’amore verso la città natale (Scutari) e il suo spirito creativo attraverso i ricordi dal passato ai giorni nostri. Chiunque faccia visita all’associazione “Bashkimi Kombetar” si rende subito conto del clima di unità e fratellanza che si percepisce fra tutti gli albanesi provenienti da varie regioni etniche riuniti in un’organizzazione nazionale. La realtà creatasi a Bassano è la migliore dimostrazione dell’unione spirituale della diaspora albanese e dovrebbe servire da esempio alle altre associazioni presenti in Italia e in generale a tutti gli albanesi nei territori etnici.

cms_588/Perurimi_i_librit.jpg

L’associazione “Bashkimi Kombetar” è tra le più vecchie della regione del Veneto, istituita quasi 20 anni fa, nel 1995, con l’iniziativa di un ristretto gruppo di emigranti guidati dall’attivista della questione nazionale albanese sig. Avdi Beqiri, storico presidente dal 1996. L’ho chiamato storico perchè tale lo ha reso il suo lungo e ininterrotto impegno nazionale. Il continuo ed instancabile impegno, la tolleranza e la cooperazione con le altre associazioni della regione del Veneto ed oltre, hanno reso l’associazione “Bashkimi Kombetar” rispettata ed onorata da tutti. Fra i traguardi più importanti raggiunti dall’associazione si considera l’organizzazione e la continuità dell’insegnamento supplementare in lingua albanese dal dopoguerra del Kosovo fino ad ora.

cms_588/Flori_ne_Cartegliano.jpgQuando si parla dell’insegnamento supplementare in lingua albanese a Bassano del Grappa indubbiamente merita di essere menzionato il professore ed umanista italiano Vittorio Andolfato, illustre personalità e grande amico degli albanesi il quale sin dagli albori ai giorni nostri ha contribuito materialmente ed in altre forme all’attività dell’associazione “Bashkimi Kombetar”. “Grazie all’instancabile lavoro e dedizione degli insegnanti Merita Berdica e Ragip Thaçi da una parte e, i genitori degli alunni dall’altra, negli ultimi anni si registra un aumento delle iscrizioni alla scuola albanese” – ha affermato tra l’altro il presidente dell’associazione sig. Avdi Beqiri. Le persone con una visione e dedizione nel proprio lavoro realizzano opere immense. Alcuni giorni fa si è concrettizzata l’iniziativa del presidente Beqiri per il gemellaggio tra il comune di Bassano del Grappa e il comune di Mitrovica , in Kosovo. Con questo accordo s’instaurerà un clima di collaborazione in ambito economico e culturale fra le due città che andranno ad arricchirsi a vicenda. Nel primo incontro, di alcuni giorni fa a Mitrovica, tra le autorità comunali di questa città e i rappresentanti della città di Bassano del Grappa nella persona della sig.ra Annalisa Toniolo (responsabile per l’Istruzione e presidente del comitato per il gemellaggio del comune) si sono raggiunti già degli accordi di cooperazione in ambito dell’istruzione, dell’industria, del turismo, dell’agricoltura, ecc. Prossimamente al comune di Bassano del Grappa farà visita la delegazione di Mitrovica guidata dal sindaco Agim Bahtiri e il direttore dell’ufficio per l’ Integrazione europea e welfare del comune Mensur Beqiri.

cms_588/bandieraalbanese.jpg

Bashkimi kombëtar jo vetëm emërtim, realitet i prekshëm në Bassano !

Promovimi i librit me poezi dhe prozë i autores Merita Berdica-Kastarti me titull “Përmallje” u bë shkas që të tuboj mergimtarë, dashamirë të librit, lexues, krijues dhe veprimtar nga të gjitha anët e Regjionit të Venetos. Tubimi u mbajtë në lokalet e shkollës fillore “Jaccopo Ferrazzi” në Cartigliano të Basano del Grappa, njëherit është ky vend ku mbahet edhe mësimi i rregullt plotësues i gjuhës shqipe. Eshtë ky libri i parë i kësaj autoreje shqiptare nga Shkodra, mësuese shumëvjeqare pranë shkollës shqipe, të cilën e organizon me sukses tani e sa vite më radhë shoqata “Bashkimi Kombëtar” në Bassano. Autorja e librit, poetja Merita Berdica-Kastrati në librin e saj paraqet sinqeritetin, dashurinë ndaj vendlindjes (Shkodrës) dhe shpirtin krijues të saj përmes kujtimeve nga e kaluara e saj e deri në ditët e sotme. Kush do që viziton Shoqatën Kulturore “Bashkimi Kombëtar” në Bassano del Grappa, jo vetëm që thenë kurreshtjen e bashkimit kombëtar si emërtim, por kënaq shpirtin më frymën unifikuese të shqiptarëve nga të gjitha trojet etnike të bashkuar në një organizim gjithëpërfshirës kombëtar. Një nga Drenica tjetri nga Dukagjini, një nga Llapi e tjetri nga Gollaku, një nga Anamorava e tjetri nga Pashtriku,…njëri nga Kosova e tjetri nga Shqipëria, njëri nga Presheva e tjetri nga Kumanova, një nga Mitrovica e tjetri nga Shkodra, një nga Klina e tjetri nga Suhareka, një nga Struga e tjetri nga Ulqini,…e kështu më radhë dukej mozaiku i përbërjes etnike të shqiptarëve të tubuar rrethë Shoqatës Kulturore “Bashkimi Kombëtar” në Bassano del Grappa. Ky realitet i krijuar në Bassano është shembulli më i mirë i bashkimit shpirtëror të shqiptarëve në diasporë, fakt ky që duhet t’u shërbejë edhe shoqatave tjera e në veqanti shqiptarëve në trojet etnike shqiptare. Shoqata “Bashkimi Kombëtar” është nga më të vjetrat në Regjionin e Venetos (Dardania, Besa) e themeluar para afro njëzet vieteve (1995) me iniciativën e një grupi të vogël mërgimtarësh të prirë nga veprimtari i dalluar i qështjes kombëtare, z. Avdi Beqiri, kryetar historik i kësaj shoqate (1996). E quajta kështu historik, pasi të tillë e ka bërë veprimtaria e tij e gjatë dhe e pandërprerë atdhetare,…çdo gjë që shkruhet dhe flitet rrethë organizimit dhe sukseve të kësaj shoqate është e lidhur ngusht me emrin e Avdi Beqirit. Kontuiniteti veprues, fryma e tolerancës dhe bashkëpunimit me të gjitha shoqatat e tjera në regjioninn e Venetos dhe më gjërë, e bënë shoqatën “Bashkimi Kombëtar” të respektuar dhe nderuar nga të gjithë. Ndër të arriturat më të mëdha të kësaj shoqate konsiderohet organizimi dhe kontinuiteti i mbarëvajtjës së mësimit plotësues në gjuhën shqipe nga paslufta në Kosovë e këndej. Kur flitet për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Bassano del Grappa, pashmangshëm duhet të përmendet edhe emri i profesorit dhe humanistit italian, z. Vittorio Andolfato, këtij personaliteti të shquar, mikut të madhë të shqiptarëve i cili nga themelimi e deri në ditët e sotme ndihmon materialisht dhe në forma tjera aktivitetin e shoqatës “Bashkimi Kombëtar”. Falë punës së palodhshme të mësimdhënesve Merita Berdica, Ragip Thaçi në njërën anë dhe ndëgjegjësimit të prindërve në anën tjetër, viteve të fundit kemi rritje të numrit të nxënësve pranë kësaj shkolle, theksoi ndër të tjera kryetari i shoqatës z. Avdi Beqiri. Njerëzit që kanë vizion dhe përkushtim në punën e tyre realizojnë vepra madhore. Ditë më parë është konkretizuar iniciativa e kryetarit të shoqatës Avdi Beqiri për arritjën e marrveshjës së “Binjakëzimit” mes komunës së Bassano del Grappa (Itali) dhe komunës së MItrovicës (Kosovë). Përmes kësaj marrveshje do të lidhen ura të shumta bashkëpunimi, do të krijohen lidhje afariste dhe kulturore mes këtyre dy qyteteve. Në takimin e parë, të para disa ditëve në Mitrovicë mes autoriteteve komunale të këtij qyteti dhe përfaqësuesës së qytetit të Bassano del Grappa, zonjës Annalisa Toniolo (përgjegjëse për arsim dhe kryetare e komitetit për binjakëzim në këtë komunë), u arritën marrveshjet e para të bashkëpunimit në fushën e arsimit, industrisë, turizmit, bujqësisë, etj. Në të ardhmën e afërt pritet që komunën e Bassano del Grapa ta vizitoj edhe delegacioni i Mitrovicës i prirë nga kryetari Agim Bahtiri dhe drejtori i Drejtoratit për Integrime Europiane dhe mirëqenje sociale, z. Mensur Beqiri.

Pubblicità

Autore:

Data:

1 Giugno 2014