IL SISTEMA PRESIDENZIALE RAFFORZEREBBE LA SOVRANITÀ DELLO STATO IN KOSOVO

(Con traduzione in lingua albanese)

_F_ZEQA_neutro.jpg

Il sistema presidenziale e l’elezione diretta del presidente dello Stato direttamente dal popolo, idea dello storico Presidente Kosovaro Ibrahim Rugova, metterebbero fine al blocco post-elettorale e alla scelta del Presidente senza possibilità di manovra da parte dei partiti politici.

La cosiddetta riforma elettorale lanciata nel 2010, bloccata dai governi passati e dimenticata dall’attuale governo dovrebbe essere ripresa dai parlamentari di questa legislatura per salvare il Paese dalla distruzione totale.

Cambiare la Costituzione (rispettivamente, la legge e gli atti sub-giuridici che consentono una vera riforma elettorale per la transizione dal sistema parlamentare a quello presidenziale) sarebbe l’unica soluzione per far emergere nuovamente il Paese, al collasso per via di un sistema di governo fallito da 19 anni. Allo stesso modo, come per l’elezione dei sindaci municipali con il voto diretto dal popolo, così anche per la scelta diretta del Presidente della Repubblica sarebbe il miglior modello di transizione e cambiamento per il Kosovo. Il sistema presidenziale rappresenta la chiave della soluzione dei tanti problemi politici e delle crisi artificiali post-elezione che si sono presentante nel Kosovo del dopo guerra.

cms_9122/2.jpg

Il sistema presidenziale crea automaticamente la premessa di due forti blocchi pre-elettorali, in una bipolarizzazione della scena politica: il braccio destro e sinistro o il braccio destro dell’ala sinistra (social, social-democratici, perché no e comunista di sinistra).

Mentre nel sistema parlamentare la possibilità di manipolare attraverso le elezioni è estremamente ampia, nel sistema presidenziale la possibilità è ridotta al minimo poiché il voto del sovrano (cittadino) è decisivo nel determinare le catene governative del Paese.

Il sistema presidenziale è una forma di democrazia rappresentativa che si distingue dal sistema parlamentare perché il potere politico sul lato esecutivo non è rappresentato dal parlamento ma dal presidente dello Stato indipendente, che è (anche) il comandante supremo Forze armate della Repubblica del Kosovo.

La particolarità del sistema presidenziale è l’elezione del presidente da parte del popolo. L’elettore si unisce alla funzione del capo dello Stato e del presidente del regime e non può essere allontanato da questi doveri dai parlamentari, poiché non vi è alcun veto parlamentare in questi sistemi di governo.

Anche se il presidente non ha il diritto di dare inizio alle leggi, ha il diritto di porre il veto al deposito della legge da parte dei parlamentari. Nessun membro della parte esecutiva ha il diritto di appartenere al lato legislativo del sistema allo stesso tempo. Il presidente ha più potere sul lato esecutivo e di controllo delle istituzioni statali.

Il funzionamento del parlamento nel sistema presidenziale

Il modello francese del sistema presidenziale al governo, adattato alle circostanze del Kosovo, sarebbe un modello di successo, in grado di garantire la stabilità politica e il buon governo del Paese.

La rappresentanza in parlamento avverrebbe secondo il potere elettorale, e non come avviene tuttora (con il manipolo di deputati in Assemblea). Il potere esecutivo e la politica estera sono di competenza del Presidente, mentre il Primo Ministro si occupa maggiormente di questioni organizzative interne, come il Ministero degli Affari interni, il Ministero dell’istruzione, della Sanità, della Cultura, ecc.

Il sistema presidenziale garantisce maggiore stabilità del governo e maggiore indipendenza per le istituzioni indipendenti nel Paese; di fatto, il sistema giudiziario assicura piena indipendenza dei pubblici ministeri e dei tribunali e, soprattutto, garantisce la più ampia indipendenza delle istituzioni statali, anche in relazione alla comunità internazionale, alle rappresentanze diplomatiche accreditate nel nostro Paese.

cms_9122/3.jpg

Repubblica parlamentare, fallimento della democrazia

Il sistema parlamentare, in particolare le repubbliche parlamentari, non hanno avuto successo nel risolvere le crisi politiche post-elettorali a causa dell’estrema polarizzazione della scena politica.

Sono emerse crescenti crisi post-elettorali che continuano a manifestarsi in questi tipi di problemi anche nei Paesi più sviluppati, come Germania, Italia, ecc. Per non parlare del Kosovo, che si fonda su una fragile democrazia parlamentare.

L’Assemblea della Repubblica del Kosovo dovrebbe non solo richiedere l’opportunità di una scelta di riforma Presidenziale, ma anche adempiere al dovere di istituire una commissione parlamentare indipendente (esterna), composta da esperti legali, per ridisegnare la costituzione del Paese in conformità alle richieste attuali, per l’avanzamento dei processi democratici e il compimento della sovranità dello Stato con la formazione delle Forze armate della Repubblica del Kosovo.

L’attuale costituzione, basata sul cosiddetto "pacchetto Ahtisaari", è diventata un serio ostacolo alla formazione dell’esercito e un vincolo al processo decisionale nell’assemblea. La modifica della legge, in particolare la regolamentazione di una legge sulla rimozione del doppio voto degli elettori serbi in parlamento, segnerebbe la svolta e la fine dell’influenza che la Serbia esercita nel Parlamento del Kosovo.

Il Kosovo, in questo modo, de iure e de facto prenderebbe la forma di uno Stato sovrano, con la nuova organizzazione del Sistema presidenziale da un lato e le Forze armate della Repubblica del Kosovo dall’altro. Il Paese diverrebbe così un potente partner politico e militare dell’Alleanza del Nord Atlantico, ovvero la NATO e gli Stati Uniti, come il più potente garante della sua libertà e indipendenza.

Ciò impedirebbe ogni tipo di manipolazione del Presidente da parte dei partiti politici locali, ma impedirebbe anche interventi pericolosi dall’estero.

cms_9122/bandiera_Albanese.jpgKalimi në sistemin presidencial, do te influenconte ne forcimin dhe sovranitetin e shtetit ne Kosove

Sistemi Presidencial dhe zgjedhja e presidentit të shtetit drejtëpërdrejt nga populli (ide e kamotshme e presidentit historik Ibrahim Rugova) do t’u jepte fund bllokadave paszgjedhore dhe mënyrës së kontrabandimit të postit të presidentit të shtetit nga partitë politike.

Reforma e ashtuquajtur zgjedhore e filluar në vitin 2010, e bllokuar nga qeveritë e kaluara dhe e harruar së fundmi nga pushtetarët aktualë duhet të ri-inicohet nga deputetët e kësaj legjislature për të shpëtuar vendin nga katandisja e mëtutjeshme.

Ndryshimi i Kushtetutës, përkatësisht ligjit dhe akteve nënligjore që mundësojnë reformën e mirëfilltë zgjedhore për kalimin nga sistemi parlamentar në atë presidencial, përveçse imperativ i ngutshëm kohorë, ka mbetur e vetmja zgjidhje për nxjerrjen e vendit nga kolapsi i një sistemi të dështuar qeverisës 19 vjeçarë. Ngjashëm, sikurse zgjedhja e kryetarëve bashkiak me votë të drejtëpërdrejtë nga populli, edhe zgjedhja e Presidentit direkt nga populli do te ishte modeli më i mirë i kalimit në sistemin presidencial.

Sistemi presidencial paraqet çelësin e evitimit të ngërçeve politike dhe krizave artificiale paszgjedhore të paraqitura në mënyrë serike në Kosovën e pasluftës!

Sistemi presidencial automatikisht krijon premisat e dy blloqeve të forta parazgjedhore, respektivisht bipolarizimin e skenës politike, gjegjësisht krahun e djathtë dhe të majtë apo krahun e qëndres së djathtë kundrejt krahut majtist (social, socialdemokrat, pse jo dhe komunist të qëndres së majtë).

Përderisa në sistemin parlamentar mundësia e manipulimit me zgjedhjet është jashtëzakonisht e madhe, në sistemin presidencial zvogëlohet në minimum ajo mundësi, pasi vota e sovranit (qytetarit) është vendimtare në përcaktimin e kaheve qeverisëse të vendit. Sistemi presidencial është një forme e paraqitjes së demokracisë reprezentative që dallohet nga sistemi i regjimit parlamentar pasi tek ky I fundit fuqia politike mbi anën ekzekutive nuk paraqitet nga parlamenti por nga presidenti i shtetit të pavarur i cili është (do të jetë) edhe komandant suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

E veçanta e sistemit presidencial është zgjedhja e presidentit nga ana e popullit. I zgjedhuri e lidhë në vete funksionin e kryetarit të shtetit dhe të kryetarit të regjimit dhe nuk mund të shkarkohet nga këto detyra nga ana e parlamentarëve, pasi nuk ka veto parlamentare në këto sisteme qeverisëse.

Presidenti edhe pse nuk ka të drejtë iniciative për nxjerrjen e ligjeve, e ka të drejtën e vetos kundër parashtrimit të ligjit nga ana e parlamentarëve. Asnjë anëtarë i anës ekzekutive nuk ka drejtë të i takojë anës legjislative të sistemit në të njëjtën kohë.

Presidenti është fuqiplotë në anën ekzekutive dhe kontrolluese të institucioneve shtetërore.

Funksionimi i parlamentit në sistemin presidencial

Modeli francez i sisteminit presidencial qeverisës, i adaptuar për rrethanat e Kosovës do të ishte model i suksesshëm, i cili do të garantonte stabilitet politik dhe mirëqeverisje të vendit.

Përfaqësimi në parlament bëhet sipas fuqisë elektorale, e jo si deri më tani (me manipulimin dhe nderrimin e deputetëve në Kuvend). Kompetencat ekzekutive i merr presidenti bashk me politikën e jashtme, ndërsa kryeministri merret më shumë me çështjet e brendshme organizative, si; Ministrinë e Punëve të Brendshme, pastaj Ministrinë e Arsimit, të Shëndetësisë, Kulturës , etj.

Sistemi presidencial garanton më shumë stabilitet qeverisës dhe pavarësi më të madhe për institucionet e pavarura në vend; si bie fjala; sistemin e drejtësisë (pavarësimin e plotë të prokuorive dhe gjykatave), si dhe ajo çka është më kryesorja garanton pavarësi më të gjërë të institucioneve shtetërore edhe në raport me bashkësinë ndërkombëtare, gjegjësisht përfaqësitë diplomatike të akredituara në vendin tonë.

Republika Parlamentare, dështim i demokracisë

Sistemi parlamentar, gjegjësisht Republikat parlamentare nuk janë treguar të suksesshme në zgjidhjen e krizave politike paszgjedhore shkaku i polarizimit të skajshëm të skenës politike.

Probleme të kësaj natyre janë shfaqur dhe po vazhdojnë të manifestohen kriza të thella paszgjedhore edhe në shtetet më të zhvilluara si; Gjermania, Italia, etj,...e të mos flasim për Kosovën me një demokraci të brishtë paralamentare.

Jo vetëm për zgjedhjen e presidentit drejtëpërdrejt nga populli, por edhe për shumë arsye të tjera, legjislatura aktuale e Kuvendit të Republikës së Kosovës e ka për detyrë të themelojë një komision të pavarur (jasht) parlamentar, të përbër nga ekspert të fushës juridike për të ridizajnuar kushtetutën e vendit konformë kërkesave të kohës, për çuarjen para të proceseve demokratike dhe përmbylljen e sovranitetit të shtetit me formimin e ushtrisë-Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

Kushtetuta aktuale e bazuar në të ashtuquajturën "Pako e Ahtisarit", është bërë pengesë serioze e formimit të ushtrisë dhe pengesë e vendimarrjes në Kuvend. Ndryshimi i ligjit, përkatësisht rregullimi i një ligji për heqjen e votës së dyfisht (vetos) të serbëve në parlament, i cili i largon përfundimisht vargonjët serb nga qafa e Kosovës.

Për më shumë se kaq, përfundimisht Kosova, "De Jure" dhe "De Facto" e merr formën e shtetit sovran, me organizimin e ri të Sistemit Presidencial në njërën anë dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës në anën tjetër, shteti ynë do të bëhej partner i fuqishëm politik dhe ushtarak i Aleancës Veriatlantike, përkatësisht NATO-s dhe SHBA-së, si garantuesin më të fuqishëm të lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë.

Përfundimisht, sistemi presidencial i qeverisjes së vendit, do ta nxirrte Kosovën nga "çarku i mbyllur" politik. Kjo, përveqse do të pamundësonte kontrabandimin e postit të presidentit nga partitë politike vendore, do të pengonte edhe ndërhyrjet e tmerrshme nga jashtë, siq ishte rasti i zgjedhjes së presidentes përmes zarfit në vitin 2011, dukuri kjo e paprecendent në vendet e lira dhe demokratike!

Florim Zeqa

Tags:

Lascia un commento



<<Pagina Precedente | Stampa | Torna Su


Meteo


News by ADNkronos


Politica by ADNkronos


Salute by ADNkronos


App