Traduci

“Il Falò di Gennaio” riunisce gli autori albanesi in Italia

Cosi come annunciato, il 31 gennaio 2016, a Paderno (Treviso, Italia) sotto il patronato dell’associazione culturale Iliria e della scuola albanese di Treviso si è tenuta l’ora letteraria dedicata al Falò di Gennaio. L’ evento ha avuto inizio con l’intonazione dell’inno nazionale dagli alunni dell’insegnamento integrativo della scuola albanese di Paderno sotto la direzione dell’insegnante Malesore Shaqiri.

cms_3570/12665776_10207251714004640_492363396_n.jpg

In seguito, il moderatore di quest’ora letteraria, il giornalista Florim Zeqa ha presentato tutti i partecipanti cominciando dall’ospite :il maestro dei versi poetici Agim Desku da Peja (Kosovo) già vincitore di molti premi nazionali ed internazionali. Non ultimo quello del 2014, a Milano, concorso della poesia: “poesia dei popoli”. In seguito si sono esibiti poeti e autori dal Nord Italia come Tonin Nikolli poeta e presidente della LSHASH in Italia, Ndue Lazri presidente della FNAI (Federazione degli albanesi in Italia), il poeta Bari Dervishllari, le poetesse: Miradie Avdullahi, Tevide Bislimi, Mardena Kelmendi e la giovane poetessa Edona Thaci (vincitrice del primo premio al concorso di poesia a Verona). Tra gli altri si sono distinti Klodian Cami (presidente dell’associazione “Shqiponja” a Reggio Emilia), Hamit Corogjafi (presidente dell’associazione “Skanderbeg” a Fermo), Selim Musaj ( autore e presidente onorario di Unikomb), Ragip Thaci (presidente del consiglio degli insegnanti in lingua albanese nella regione Veneto), Bajram Desku,(insegnante e coordinatore dell’insegnamento in lingua albanese della scuola di Quinto di Treviso), Gezim Muqolli (poeta e giornalista), Edi Xhyheli (presidente dell’associazione “La Lega di Prizren” a San Zenone degli Ezzellini- Tv), Agim Mullosmani ( segretario di Unikomb in Italia), Mejdi Bislimi (attivista e fondatore dell’ associazione Iliria) e tantissimi altri attivisti ed autori giunti da varie parti del Veneto. Il moderatore dell’ora letteraria, dopo una breve presentazione, ha invitato il presidente dell’associazione “Iliria”, la signorina Ermira Zhuri, avvocato ed ex candidata alle elezioni provinciali a Treviso l’anno scorso. L’introduzione articolata degli argomenti e dell’iniziativa, e stata curata da uno degli organizzatori dell’evento: il poeta e l’autore Beqir Cikaqi . Lo stesso ha affermato testualmente che ” L’orgoglio di un ricordo, alleggerisce il dolore. L’orgoglio del dolore perpetua il ricordo. Il ricordo del dolore fa emergere l’orgoglio. E’ con questi versi che voglio iniziare questo nostro incontro tra amici, colleghi, collaboratori, connazionali ma, soprattutto mi rivolgo a coloro i quali, questi ricordi, li fanno propri e li scolpiscono nella creazione artistica. Beqir Cikagi ha continuato dicendo che “…è con immenso piacere che Il Falò di Gennaio. per la prima volta, viene organizzato nella città di Treviso”. A seguire si sono esibiti gli alunni della scuola albanese di Treviso, con le loro poesie e la classe di Paderno grazie agli alunni Defrim Shaqiri, Dafina Cikaqi e Gentiana Përzhaku. Personalmente ringrazio i poeti con i loro caldi saluti e le poesie stupendamente interpretate che hanno dato valore, onore e magnificienza all’evento.Lo spettacolo ha visto sul palco il gruppo di danza folkloristica dell’associazione Iliria e il cantante Gjin Shani. che con le loro esibizioni hanno regalato al folto pubblico emozioni indescrivibili. Alcuni celebri personaggi, impossibilitati a presenziare l’evento ci hanno inviato diversi telegrammi. Trovo doveroso segnalare l’interessamento particolare della giornalista Bardha Mançe da Grecia (Ministero della Diaspora), di Heset Ahmeti (presidente dell’associazione “Iliria” a Capodistria – Slovenia) di Unikomb – Svizerra e dell’insegnante ed attivista Refki Tafaj residente in Germania. Uno special tanks vada alla poetessa Mardena Kelmendi, organizzatrice dell’evento che, all’epoca, donò alla scuola albanese di Treviso un intera raccolta di volumi provenienti dalla sua collezione privata. Mi piacerebbe segnalarvi che l’evento è stato dedicato a tutte le figure emblematiche del nostro popolo che ci hanno lasciati nel mese di gennaio u.s. La fiamma sull’altare della patria rimane accesa da 34 anni, più precisamente dalla caduta dei tre fratelli martiri: Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka. uccisi barbaramente per mano dei servizi segreti iugoslavi UDB, il 17 gennaio 1982 in Germania, dopo, l’eroica caduta dei martiri Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu ed Edmond Hoxha il 31 gennaio 1997 in Kosovo. Altra data memorabile per gli Albanesi rimarrà il 21 gennaio 2006, anniveRsario della morte dell’architetto dello stato del Kosovo Ibrahim Rugova. In segno di gratitudine e rispetto per la partecipazione,Al termine dell’ora letteraria, il presidente dell’associazione Iliria, la sig.ra Ermira Zhuri a tutti gli ospiti ha donato un libro dell’autore Beqir Cikaqi.L’ottima riuscita di quest’evento culturale è merito esclusivo del team organizzativo e del continuo lavoro e della tra il professore Beqir Cikaqi, il giornalista Florim Zeqa e la poetessa Mardena Kelmendi.<br />

cms_3570/bandiera_Albanese.jpgFlaka e Janarit, bashkoi krijuesit shqiptar në Itali

Ashtu siq ishte paralajmëruar, me 31 Janar 2016, në Paderno (Treviso-Itali), nën patronatin e Shoqatës Kulturore ILIRIA dhe Shkollës shqipe në Treviso u mbajt Ora letrare kushtuar Flakës së Janarit.
Ky eveniment letrar filloi me intonimin e hymnit kombëtar nga nxënësit e mësimit plotësues të shkollës shqipe, paralelja në Paderno nën dirigjimin e mësuesës Malësore Shaqiri.
Më pas moderatori i kësaj ore letrare, analisti Florim Zeqa i përshendeti të gjithë pjesmarrësit në këtë aktivitet kulturor, mysafirin special të kësaj ore letrare, maestron e vargut poetik z. Agim Desku nga Peja (Kosovë), fitues i shumë çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, siq ishte ai i vitit 2014 në Milano (Itali), në konkursin e poezisë, të emërtuar “Poesia dei popoli”, pastaj poetët dhe krijuesit e shumtë nga pjesa veriore e Italisë, si; Tonin Nikolli, poet dhe kryetar i LSHASH dega në Itali, Ndue Lazri kryetar i FNAI (Federata shqiptare në Itali), poetin Bari Dervishllari, poeten Miradie Avdullahi, poeten Tevide Bislimi, poeten Mardena Kelmendi, poeten e re Edona Thaçi (fituese e çmimit të parë në konkursin e poezisë në Verona), Klodian Cami (kryetar i Shoqatës “Shqiponja” në Reggio Emilia), Hamit Çorogjafi (kryetar i Shoqatës “Skenderbeg” në Fermo), Selim Musaj (krijues dhe kryetar nderi i UNIKOMB-it), Ragip Thaçi (kryetar i Këshillit të Mësuesve të M.P. të gjuhës shqipe në rajonin e Venetos), Bajram Desku (mësues dhe koordinator i paralelës së M.P. të gjuhës shqipe në Quinto (TV), Gëzim Muqolli (poet dhe gazetar), Edi Xhyheli (kryetare e Shoqatës “Lidhja e Prizrenit” në San Zenone-TV, Agim Mullosmani (sekretar i UNIKOMB-it dega në Itali), Mejdi Bislimi (veprimtar dhe ish themelues i shoqatës ILIRIA) dhe aktivist dhe veprimtar të shumt të ardhur nga pjesë të ndryshme të rajonit të Venetos.
Moderatori i orës letrare, fillimisht për një fjalë përshendetëse e ftoi presidenten e Shoqatës “ILIRIA”, zonjushen Ermira Zhuri, njiherit avokate dhe ish kandidate për Asamblenë Provinciale në Treviso një vit e gjysmë më parë, e cila falenderoj të gjithë të pranishmit për pjesmarrje në këtë orë letrare.
Për të folur më gjërësisht dhe në mënyrë më të thukt rreth iniciativës dhe karakterit të kësaj ore letrare, më pas fjala ju dha bashkorganizatorit të kësaj ore letrare, koordinatorit të shkollës shqipe në Treviso, poetit dhe krijuesit të njohur, profesorit Beqir Cikaqi, i cili nder te tjera theksoi; “Krenaria e një kujtimi – lehtëson dhembjen,
Dhembja krenare – zgjatë kujtimin Kujtimi për dhembje – ngritë krenarinë
E fillova me këto vargje, të nderuar të pranishëm, për të arsyetuar organizimin e këtijë evenimenti mes miqëve, kolegëve, bashkëpuntorëve, bashkëatdhetarëve , etj. E sidomos i atyre që këto kujtime i skalitin në letër me fjalë e epitete më të lavdishme e meritore, pra poetëve e krijuesve.
FLAKA E JANARIT është manifestim mbarëkombëtar, që mbahet gjithë andej atdheut, jo vetëm në Kosovë, dhe në diasporë. Për herë të parë e kemi sjellë edhe në Treviso këtu në Itali, me organizimin e ORËS LETRARE…”
Poezive të poetëve të mirënjohur, pjesmarrës të kësaj ore letrare ju paraprinë poezitë e nxënnësve të shkollës shqipe në Treviso, paralelja në Paderno; të recituara në mënyrë briliante nga Defrim Shaqiri, Dafina Cikaqi dhe Gentiana Përzhaku.
Mysafirët e nderit të kësaj ore letrare me përshendetjet e ngrohta dhe poezitë e interpretuara në mënyrë artistike, i dhanë shije dhe vlerë, nderë dhe madhështi kësaj ore letrare.
Në intervale të caktuara kohore, në skenë u ftua edhe grupi i valleve i Shoqatës “ILIRIA” (TV) dhe këngëtari i mirënjohur Gjin Shani, që përveq frerskisë, ngjallen emocione të papërshkruara me fjalë në mesin e të pranishmëve në këtë aktivitet kulturor.
Në pamundësi pjesmarrjeje në këtë aktivitet, na arritën edhe shumë telegrame përshendetëse si nga; Ministria e Diasporës, gazetarja Bardha Mançe nga Greçia, nga z.Heset Ahmeti (kryetar i shoqatës “ILIRIA” në Kopër-Slloveni, nga UNIKOMB-i-dega në Zvicër dhe nga ish mësuesi dhe veprimtari Refki Tafaj, tani me qendrim të përkohshëm në Gjermani.
Vlenë për t’u theksuar, kontributi i bashkorganizatores së orës letrare, poetës Mardena Kelmendi, e cila, për nxënësit e shkollës shqipe në Treviso, nga biblioteka e saj private e dhuroi një komplet librash të autorëve të njohur shqiptar.
Ky organizim, ju kushtua të gjitha figurave emblematike të kombit tonë, që u vranë, u zhdukën apo ikën përjetësisht nga kjo botë në muajin Janar, duke na lënë të pikëlluar dhe me zbrazëtirë të përjetshme në zemrat tona.
Flakadani i lirisë qendron i ndezur 34 vite më parë, që nga rënja e tre dëshmorëve; Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, të vrarë pabesisht nga dora e zgjatur e UDB-së jugosllave me 17 Janar 1982 në Gjermani,…pastaj rënja heroike e tre dëshmorëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha me 31 janar 1997 e shumë dëshmorëve dhe martirëve të lirisë,…kujtesë e përmotshme ndër shqiptar do të mbetët edhe 21 Janari i vitit 2006, e kalimit në përjetësi të arkitetktit të shtetit të Kosovës, presidentit historik Ibrahim Rugova.
Në përfundim të kësaj ore letrare, presidentja e Shoqatës ILIRIA, z. Ermira Zhuri, të gjithë mysafirëve të nderit ua dhuroi nga një libër të autorit Beqir Cikaqi (nënpresident i shoqatës), si shenjë nderimi dhe respekti për pjesmarrje në këtë aktivitet kulturor.
I gjithë ky aktivitet i shkëlqyer kulturor, është meritë e këshillit organizativ, punës dhe bashkëpunimit të përditshëm njëmujor mes profesorit Beqir Cikaqi dhe analistit Florim Zeqa, pa anashkaluar as bashkëpunimin me bashkorganizatoren tjetër, poeten Mardena Kelmendi.

Autore:

Data:

12 Marzo 2016