Traduci

Kosova mes lindjes dhe perëndimit!

Sjellja paradoksale e politikanëve në njërën anë, dhe heshtja e indiferenca e qytetarëve ndaj veprimeve të politikanëve në anën tjetër, i ka vënë në lajthitje miqt tanë dhe bashkësinë ndërkombëtare.

Çfarë po kërkon dhe kah dëshiron të shkoj ky popull!

Politikanët, në njërën anë deklarohen pro-përëndimor (pro-amerikanë), në tjetrën vazhdojnë lidhjet dhe kumbarinë me pushtuesit shekullor turko-sllav, duke ua dhënë (falur) në koncesion (përmes privatizimt të egër) të arterieve më profitabile dhe strategjike në vend, si: KEK-un (KEDS), Aeroportin e Prishtinës, ndërtimin dhe menaxhimin e Autostradave,…etj.

Qasja jopragmatike e politikanëve kosovar, ka ndikuar në sjelljen dhe reflektimin negativ të shoqërisë kosovare. Në të njëjtin diskurs me politikanët po sillen edhe qytetarët, në njërën anë deklarohen se janë populli më pro-ameriakn në rruzullin tokësor, ndërsa me sjelljet e tyre çdo ditë e dëshmojnë të kundërtën e saj.

Pak kush nga shumica shqiptare në Kosovë, asokohe ju kishte gëzuar ndërtimit të Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, gurthemelin e së cilës e pati vënë arkitekti i shtetit të Kosovës, Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova bashkë me Ipeshkvin e ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Mark Sopin. Ishte kjo një ide sa e qëlluar, po aq pragmatike, që ka të bëjë me ripërtritjën e rrënjëve tona të lashta, në njërën anë dhe me lidhjën e miqësisë me botën përparimtare e demokratike, në anën tjetër.

Për ironi të faktit, ditë më parë shumë nga kundërshtarët e ndërtimit të Katedrales në Prishtinë, ishin prezent në shënjtërimin e Nënë Terezës në Vatikan, jo nga dëshira dhe ndjenja shpirtërore, por vetëm sa për t’u paraqitur “pro-perëndimor”.

cms_4520/foto_2.jpg

Muaj më parë, aq fuqishëm u kundërshtua edhe ndërtimi i një kishe katolike në fshatin Llapushnik të Drenasit, sa që u shndrrua në “hit lajm” i mediumeve të shkruara dhe elektronike në Kosovë, anipse e drejta dhe liritë fetare janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligjet e Kosovës, pa marrë parasysh se a është përbërja katolike, myslimane apo ortodokse.

Historia e besimeve në Kosovë është shumë e lashtë. Krishtërimi ka luajtur rol të rendësishëm në mbijetesën e kombit shqiptarë ndër shekuj. Ishte krishtërimi ai që i dha identitet të fortë popullit shqiptar në kohën e dyndjeve të ndryshme barbare, si dhe gjatë sundimit të egër osman për më tepër se pesë shekuj, ku populli shqiptarë qe rrezikuar nga asimilimi dhe shperngulja masive.

Është prap krishtërimi, në përfundim të shekullit XX-të e shpëtoi popullin shqiptarë të Kosovës nga shfarosja dhe shpërngulja barbare serbe,…akoma vazhdon të na ndihmojë në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit tonë.

Por shtrohet pyetja; a jemi duke i respektuar e vleresuar sa duhet angazhimet e tyre? – E verteta është, Jo!

Sikur shumë shpejtë e harruam luftën dhe pasojat e saja. Pastaj, harruam ndihmën e madhe, të pa parë ndonjëherë gjatë historisë sonë, që na erdhi nga Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe ato evropiane. Vertetë pati ndodhur një mrekulli, ku më të drejtë Akademiku, i ndjeri Mark Krasniqi, e kishte thënë: “Mrekullia vetëm një herë zbret nga qielli”, derisa fliste për rëndësinë e intervenimit të NATO-s kundër forcave pushtuese serbe.

As ndërtimi i xhamive , as kostumet fetare islame, madje as shamitë e gjinisë femërore nëpër shkolla dhe parlament, e as mbajtja e mjekrrave të gjata nga shumë të rinjë shqiptarë nuk i mjaftuan botës islame që ta pranojnë Kosovën shtet. Pse?

Sepse, ne jemi evropian e jo pjese e errësirës mesjetare turke, arabe apo aziatike, të cilët edhe pas tetë vitesh nga shpallja e pavarësisë vazhdojnë të mos e pranojnë Kosovën shtet. E gjithë kjo do të thotë, se gjaku ynë i derdhur për pavarësinë e Kosovës, për botën islame nuk ka ndonjë vlerë.

cms_4520/foto_3.jpg

Me siguri të gjithëve u kujtohet një thënje e ish presidentit të SHBA-ve, zotit Bill Clinton gjatë një vizite të pasluftës në Kosovë, po citoj; “Ne e fituam luftën, ju duhet ta fitoni paqen…”

Thënje kjo më tepër se e sakt, profetike do të thoja. Mundësitë që na i dha përëndimi, në radhë të parë SHBA-të për ndërtimin e shtetit, jo vetëm që nuk dijtëm t’i shfrytëzojmë si duhet, në të shumtën e rasteve u keqperdorën nga njerëz të pandërgjegjshëm në pushtet; duke filluar nga ndihmat humanitare, financiare dhe investimet jo të pakta që bashkësia ndërkombëtare i solli në Kosovë!

Për këtë dështim të gjithë jemi nga pak fajtor, që i lejuam të shkojnë kaq largë kusarët politik në zhvatjen e shtetit.

Pushtetarët e deritanishëm pothuajse të gjithë pa dallime janë bërë të njëjtë; lakmiqar të pakursyer në grabitjen e pasurive publike dhe shtetërore, duke u shëdrruar në klasë të pasuruarish nga privilegjet e pushtetit mbi kurrizin e një populli të varfër.

Rikuperimi i gabimeve të politikes është një procesi cili duhet të ndodhë petjetër në të ardhmen,…me ardhjen në krye të shtetit të një Qeverie të pastër dhe të përgjegjshme politike.

Meqenëse shumica e këtij populli po e zgjedhë dhe duron akoma këtë klasë kusarësh dhe matrapazësh politik, atëherë nuk e meritojmë më mirë.

Një fjlaë e urtë popullore e thotë: “Kungulli nuk shkon gjithmonë mbi ujë”. Vërtetë na ka ardhur koha të zgjedhim mes lindjes dhe perëndimit. Kaluan 17 vjet nga përfundimi i luftës, e ne si popull kemi mbetur peng i sjelljeve tona të papërgjejgjshme, e kështu mund të na kalojnë edhe po aq vite të tjera, por perëndimi (SHBA) nuk ka kohë të mirret përgjithmonë me ne,…dhe fatii ynë shumë lehtë mund të kaloj në anën e kundërt, për çka situata mund të na kthehet mbrapsht për 360 °.

cms_4520/bandiera_Italia.jpgKosovo tra Oriente ed Occidente !

È paradossale il comportamento dei politici da un lato e il silenzio e l’indifferenza dei cittadini alle azioni dei politici dall’altro. Stanno mettendo in dubbio la partnership del Kosovo con i suoi alleati occidentali e la comunità internazionale.

Cosa sta cercando e dove vuole andare questo popolo?

I politici da un lato dichiarano di essere filo-occidentali (pro americani) e dall’altro continuano il riavvicinamento agli invasori secolari turco-slavi, regalando loro, attraverso la privatizzazione selvaggia del paese, le arterie più redditizie e strategicamente importanti come la KEK Energia, l’aeroporto di Pristina, la costruzione e gestione delle autostrade, ecc …

La mancanza di pragmatismo da parte dei politici kosovari ha influenzato negativamente pure il comportamento della società. Allo stesso modo dei politici si comportano i cittadini, proclamandosi i più filo-americani del mondo, mentre il loro comportamento ogni giorno dimostra l’opposto.

In pochi albanesi in Kosovo avevano gioito alla costruzione della cattedrale “Madre Teresa” a Pristina, la cui pietra miliare era stata posata dall’architetto dello stato del Kosovo, lo storico presidente Dr. Ibrahim Rugova con il vescovo, monsignor Mark Sopi. Più che un’idea, era una visione nel suo pragmatismo, che ha a che fare da un lato con il rinnovamento delle nostre antiche radici, dall’altro con il vincolo di amicizia col mondo civilizzato e democratico.

Per ironia della sorte, molti degli oppositori alla costruzione della cattedrale a Pristina giorni fa hanno partecipato alla beatificazione di Madre Teresa in Vaticano non perché spinti dal desiderio oppure dal sentimento spirituale, ma solo per apparire “filo-occidentali”.

Mesi fa ci fu una forte opposizione alla costruzione di una chiesa cattolica nel villaggio di Llapushnik nella municipalità di Drenas, che diventò una caso nazionale per il risalto mediatico.

Diritti e libertà religiose sono garantite dalla Costituzione e dalle leggi dello stato kosovaro, indipendentemente dal fatto di essere cattolico, musulmano od ortodosso.

La storia delle religioni in Kosovo è molto antica. Il cristianesimo ha svolto un ruolo importante nella sopravvivenza della nazione albanese per secoli. Più di tutti ha dato al popolo albanese la sua forte identità al tempo delle varie invasioni barbariche e durante la dominazione ottomana per più di cinque secoli nei quali il popolo albanese aveva rischiato totale resa e assimilazione.

Il cristianesimo ancora una volta , alla fine del XX secolo, ha salvato gli albanesi del Kosovo dalle barbarie e dal genocidio della pulizia etnica. Continua ancora oggi ad aiutarci a costruire e consolidare il nostro stato.

Ma la domanda è: stiamo rispettando e stiamo valorizzando l’impegno occidentale?

La verità purtroppo è “No”!

Una volta finita la guerra, abbiamo dimenticato il grande aiuto senza precedenti nella nostra storia da parte degli Stati Uniti e dell’Europa. Si era trattato di un miracolo, come aveva detto l’accademico Mark Krasniqi parlando dell’importanza dell’intervento NATO contro le forze di occupazione serbe: “Il miracolo scende dal cielo una volta sola”.

Qualcuno si domanda: “Come mai, non sono bastati la costruzione di moschee ovunque, i costumi religiosi islamici come il velo nelle scuole e in parlamento, le lunghe barbe dei molti giovani albanesi, per fare in modo che il mondo musulmano riconosca lo stato del Kosovo?”

Forse perché, noi siamo europei e non facciamo parte del buio medievale che prevale nel mondo arabo il quale, anche dopo otto anni dalla dichiarazione di indipendenza, continua a non riconoscere lo stato del Kosovo. Questo significa forse che il sangue versato per l’indipendenza del mondo islamico non ha alcun valore?

Sicuramente tutti ricordiamo un detto dell’ex presidente degli Stati Uniti Bill Clinton durante una visita alla fine della guerra in Kosovo. In quell’occasione disse: “Abbiamo vinto la guerra, voi dovete vincere la pace …”

Parole più che giuste, direi profetiche. L’opportunità che ci ha dato l’Occidente, in primo luogo gli Stati Uniti, nella costruzione dello stato, che va dagli aiuti umanitari agli ingenti investimenti finanziari, non siamo stati in grado di coglierla e di utilizzarla correttamente, e nella maggior parte dei casi è stata usata impropriamente da persone irresponsabili al potere!

Per questo fallimento siamo tutti responsabili per aver permesso ai sicari della politica di instaurarsi al potere tramite le estorsioni e le intimidazioni.

Gli attuali governanti, tutti senza distinzione, stanno facendo lo stesso; con avidità hanno saccheggiato i beni pubblici e statali, diventando una ricca classe di privilegiati sulle spalle di un popolo povero.

Il risanamento dagli errori della politica è un processo che dovrà accadere in futuro tramite un governo con le mani pulite e responsabile politicamente.

Un proverbio popolare albanese dice: “la zucca che sta a mollo nell’acqua, non può galleggiare per sempre”. Infatti è giunto il momento per noi di scegliere tra Oriente ed Occidente.

Noi come popolo, a 17 anni dalla fine della guerra siamo rimasti ostaggio dei nostri comportamenti irresponsabili e ne passeranno tanti altri se non diventiamo coscienti e responsabili. Ma l’Occidente (gli Stati Uniti) non ha più tutto questo tempo per noi.. .e il destino che con noi è stato benevolo può facilmente passare al lato opposto.

Autore:

Data:

11 Settembre 2016