Traduci

Majlinda Kelmendi, krenaria e jonë kombëtare

Në këto momente kur po i shkruaj këta rreshta, në familjen Kelmendi, në Kosovë dhe mbarë trojet shqiptare është duke u festuar në mënyra të ndryshme suksesi i jashtëzakonshëm i xhudistës kosovare në Lojërat Olimpike të Rios.

Xhudistës së njohur Majlinda Kelmendit edhe pse vite më parë i kanë ofruar miliona që të përfaqësojë një shtet tjetër në lojërat olipmike, ajo nuk ka pranuar, ngase e kishte menduar me pragmatizëm që nesër t’i dhuroj Kosovës një emër të jashtëzakonshëm, emër të cilin nuk mundën t’ia japin politikanët në Prishtinë për më shumë se tetë vite pavarësi.

Majlinda ka deklaruar se pavarësisht ofertave milionëshe që ka marrë nga shtetet e të tjera, i ka refuzuar lehtë sepse ka ëndërruar përherë të përfaqësojë Kosovën në Olipiadë dhe arenën ndërkombëtare.

“Kam pasur dëshirë që të përfaqësoj Kosovën dhe jam shumë e lumtur sepse e kam ëndërruar këtë moment. Kam refuzuar miliona nga shtete të tjera. Nuk ka para në botë që mund të më bëjë të ndihem si sot”, përfundon kampionja e entuziazmuar.

Ajo nuk pranoi as flori, as euro, as dollarë amerikanë, por deshti që me dinjitet të përfaqësoi vendin e saj, Kosovën në arenën ndërkombëtare. Majlina Kelmendi duke lartësuar vetën si sportiste, i dha edhe Kosovës një emër të ndritur në botën e civilizuar dhe demokratike.

Ndërkohë, pas solisjes së Majlindes me medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Rio, shumë nga politikanët kanë filluar të mburren me medaljen e artë që Majlinda Kelmendi fitoi në Rio.

Mirëpo politikanët shqiptarë nuk e kanë asnjë arsye të mburren me rezultatin e Majlindës. Sepse ata nuk e bënë as minimumin për sukseset e saj. Përderisa shtetët e ndryshme investojnë qindëramijëra euro apo dollarë për arritjen e një medalje olimpike, shteti i Kosovës, në këtë rast politikanët e saj i ndanë vetëm disa mijëra euro!

Kjo është më tepër se injorim që i kanë bërë asaj dhe trajnerit të saj Driton Kuka.

Prandaj kusarëve politik në Prishtinë, në rastin e fitores së Majlindës u shkonë për shtati vetëm heshtja dhe reflektimi për të ardhmën.

Ata duhet të reflektojnë për atë se sa i kanë qëndruar tundimit të parave e dhuratave të armiqve të Kosovës, me qëllim shkatërrimin e të ardhmes së saj.

Majlinda Kelmendi edhe në këtë pikëpamje do të duhet të bëhet model i suksesit, moralit të lartë, sjelljes dhe përkushtimit në punën e saj,…e mbi të gjitha për lirinë, shtetësinë, sovranitetin, integritetin dhe ardhmërinë e shtetit të saj-Kosovës.

cms_4374/foto_2.jpg

Para së gjithash për politikanët në Prishtinë, në Tiranë, në Shkup, në Podgoricë e në Luginën e Preshevës pas suksesit të Majlindes duhet të reflektojnë më pozitivisht në mbështetjen e sportistëve shqiptar, ngase ambasdorët më të mirë të një shteti në botë janë sportistët..

Përfundimisht, shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të zi, Luginës dhe Diasporës kanë arsye të ndihen krenar me fitoren historike të Majlindës në Lojërat Olimpike në Rio.

Me 7 gusht 2016 Majlinda Kelmendi hyri ne historinë e sportit kosovar!

Urime Majlind, urime Kosovë!

Dashtë zoti të vazhdoj tradita e mirë e sukseseve për Kosovën!

cms_4374/italfahne.jpgMajlinda Kelmendi, il nostro orgoglio nazionale

In questi momenti in cui scrivo queste righe, la famiglia Kelmendi, in Kosovo celebra, unitamente a molti albanesi, la vittoria della judoka Majlinda, straordinario successo dei Giochi Olimpici a Rio.

Judika Majlinda Kelmendi, ha rifiutato di rappresentare altri paesi, nonostante le offerte ricevute, ai giochi olimpici nell’intento di dare al Kosovo ciò che dopo otto anni di indipendenza, non potevano dare i politici di Pristina.

“Ho avuto il desiderio di rappresentare il Kosovo, e sono molto contento perché ho sognato questo momento. Mi sono rifiutato di accettare le offerte milionarie di altri paesi. Non ci sono soldi nel mondo che possono farmi sentire come oggi “, conclude con entusiasmo la campionessa.

Ha rifiutato euro e dollari americani, ma ha voluto la dignità di rappresentare il suo paese, il Kosovo sulla scena internazionale. Majilnda Kelmendi alzandosi come atleta, ha dato anche al Kosovo un nome famoso nel mondo civile e democratico.

Nel frattempo, dopo la medaglia d’oro ai Giochi Olimpici di Rio, molti politici hanno iniziato a vantare il suo successo a Rio Majlinda Kelmendi.

Hanno ragione di sentirsi orgogliosi. Ma mentre diversi stati investono centinaia di migliaia di euro o dollari per conquistare una medaglia olimpica, lo stato del Kosovo, in questo caso, non ha investito che poche migliaia di euro.

Majlinda Kelmendi dovrà essere un alto modello di successo morale per comportamento e impegno, ma soprattutto per libertà e senso dello Stato.

L’integrità e il futuro del suo paese, il Kosovo.

Tutti i politici di Pristina, Tirana, Skopje, Podgorica e della valle di Presevo, dopo il successo conquistato dovrebbero rifletter positivamente sul supporto degli atleti albanesi, i migliori ambasciatori del paese in tutto il mondo.

Infine, gli albanesi del Kosovo, Albania, Macedonia, Montenegro, Lugina e Diaspora hanno motivo di sentirsi orgogliosi della storica vittoria ai Giochi Olimpici di Rio.

Il 7 agosto 2016, Majlinda Kelmendi è entrata nella storia dello sport Kosovaro!

Complimenti Majlinda, complimenti Kosovo!

Se Dio vuole, questa buona tradizione di successo continuerà!

Autore:

Data:

13 Agosto 2016