Traduci

Mediumet dhe gazetarët, të varur nga paratë e shtetit!

Përderisa është folur dhe shkruar shumë dhe gjatë për “Mediat e pavarura”, për të mos thënë hiq, apo fare pak është folur për varësinë e gazetarëve nga mediat. Edhe pse kontrolli dhe presioni i shtetit ndaj mediave është permanent, asnjëherë deri më sot nuk është trajtuar kjo si fenomen shoqëror, edhe pse në vete përmban elemente korruptive dhe shantazhi politik.

Sa do që thirren si të pavarura, asnjë nga mediat shqiptare nuk është krejtësisht e pavarur, në këtë rast as gazetat e shkruara nuk e gëzojnë pavarësinë e tyre editoriale.

cms_4432/foto_1.jpg

Edhe pse deri më sot nuk është gjetur asnjë lidhje korruptive, megjithatë varësia e gazetave është e lidhur ngusht me sponzorizuesit, pushtetarët dhe grupet e tjera të interesit.

Ngase ndryshe mbijetesa e gazetave të shkruara në tregun kosovar, do të ishte e pamundur vetëm nga shitja e gazetave në këtë kohë të zhvillimit të hovshëm teknologjik, kur përhapja e lajmit është imediate (e përnjëhershme),…derisa të dali të nesermën gazeta në treg, lajmi vjetërohet dhe nuk është më lajm, është vetëm rikonfirmim dhe përseritje e vonuar.

Në Kosovë shumë rrallë bëhen analiza dhe hulumtime rreth tirazhit dhe shitjes së gazetave ditore, ku si pasojë e mungeses se këtij “barometri”, secila nga gazetat e shkruara pretendon se është më e lexuara dhe më e besueshmja në opinion, përderisa numri i lexuesve të tyre është në rënje e sipër nga dita në ditë.

Në këtë situatë, mbetët mister fati, se cila nga gazetat ditore në Kosovë është më e paguara dhe më e preferuara nga shteti (pushtetarët).

Pikërisht, janë gazetat ditore, ato që e ndajnë hapsirën më të madhe të marketingut për reklamimin e kandidatëve të preferuar nga pronarët e gazetave apo të imponuarit e pushtetit.

Shembulli më i mirë i kësaj që ceka më sipër është rasti i gazetë ditore “Bota press”, e dalur në skenë në Janarin e vitit 2014-të, të cilës me të përfunduar zgjedhjet nacionale, i vihet dryri për shkak të mungesës së mjeteve financiare dhe harresës nga pushtetarët aktual.

Por nuk është kjo e vetmja, fatin e kësaj gazete e pësuan edhe sa të tjera vite më parë, që mbinin si “këpurdhat pas shiut” në prag të fushatave zgjedhore,…për t’u zhdukur më pas si “vesa e mëngjesit”!

Ky fenomen, deri më sot është tejkaluar në heshtje të plotë, pa u trajtuar nga asnjë agjension apo organizatë vendore korrupsionit. Nëse jo korrupsion i drejtëpërdrejtë, është mitëmarrje e pronarëve të gazetave nga kandidatët për deputet apo kryetar komunash për hapsirën e rezervuar në gazetë.

cms_4432/foto_2.jpg

Sikurse çdo lëmi tjetër, edhe gazetaria është një oqean i gjërë, në të cilin mbijetojnë vetëm “peshqit e mëdhenjë”, ose ata të cilët qëndrojnë vertikal në detin me stuhi dhe i kanë k…….e mëdha apo ata që kapen për k…..e të njerëzve të fuqishëm të pushtetit dhe politikës në përgjithësi.

cms_4432/italfahne.jpgLa (In)Dipendenza dei giornalisti e della stampa kosovara.

In Kosovo si è discusso a lungo sull’indipendenza dei media, ma poco si è detto sulla dipendenza dei giornalisti dai media. Anche se il controllo e la pressione su di essi da parte dello Stato è permanente, fino ad oggi non è mai stato trattato come un fenomeno di rilevanza sociale che in sé contiene elementi di corruzione e ricatto da parte della politica.

Anche se si autodefiniscono indipendenti, nessuno dei media albanesi del Kosovo lo è, in questo caso neppure la stampa gode della propria indipendenza editoriale.

Anche se fino ad oggi non si sono riscontrati casi diretti di corruzione, la dipendenza dei giornalisti è strettamente correlata agli sponsor che provengono dalla politica e da altri gruppi di interesse. La sopravvivenza dei giornali e della stampa kosovara non sarebbe garantita dalla sola vendita dei quotidiani, soprattutto in quest’epoca di grandi trasformazioni tecnologiche e di informazione che hanno reso obsoleta la carta stampata. Si pensi ad Internet e all’immediatezza della notizia.

In Kosovo raramente si fanno le statistiche sulla tiratura dei quotidiani e sulla loro vendita. In mancanza di questo barometro ciascun giornale vanta la pretesa di essere il più letto e il più venduto, nonostante il numero di lettori in progressiva diminuzione.

In questa situazione rimane un mistero da capire quale dei quotidiani in Kosovo sia il preferito e il più pagato dalla politica. Sono proprio i quotidiani a riservare lo spazio ai candidati prediletti e imposti della politica. L’esempio più lampante è il caso di BotaPress entrato sulla scena dell’editoria nel gennaio 2014. Non appena terminata la campagna elettorale si è visto costretta a chiudere, in mancanza di mezzi finanziari e nell’oblio dei governanti attuali.

Lo stesso destino lo hanno vissuto altri quotidiani che negli anni passati, prima della campagna elettorale, spuntavano come “funghi dopo la pioggia”, per poi scomparire al levar del sole come “la rugiada del mattino”.

Questo fenomeno è stato finora avvolto nel silenzio più totale, senza che alcuna istituzione anticorruzione o organizzazione non governativa kosovara lo trattasse.

Come qualsiasi altro settore della società, anche il giornalismo è un oceano dove sopravvivono tanto i “pesci grandi”, quanto gli altri che, rimanendo in verticale durante il mare in tempesta, prendono il toro per le p…. . Ci sono poi quelli che alle p…. dei potenti della politica e del potere in generale si attaccano.

Autore:

Data:

24 Agosto 2016