Shefki Hysa, shkrimtar, gazetar dhe publicist shqiptar lindi ne Erseke me 20 korrik 1957 ne nje familje intelektualesh. Nga viti 1991 deri ne 1997 punoi si gazetar ne gazeten Çameria dhe eshte kryeredaktor dhe editor i gazetes Dielli e Kombi. Per shume kohe esht drejtor i Shoqates Culturore “Bilal Xhaferri” dhe te shpise botuese me te njejtin emer. Nga viti 1995 eshte editor dhe kryeredaktor i revistes “Krahu i Shqiponjes”. Shefki Hysa eshte Sekretar i Leges se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise.
Ne e intervistojme ne rolin e Guvernatorit dhe krijuesit, se bashku me mikun e tij te ralle, te ndjerin Ibrahim RRugova, ish Presidentin e Republikes se Kosoves, te Organizates Diplomatic Mission for Peace and Prosperity ne Tirane. Organizate e krijuar sipas idese se mrekullueshme te ish Ambasadorit Amerikan Richard Holbrooke.
D – Mesazhi kryesor i DMPP është: “Lobim, Lobim dhe vetëm Lobim për paqen, edukimin dhe qytetërimin modern” . Si e bën të mundur këtë zyra juaj në Tiranë? (Flasim këtu për Shqipërinë në përgjithësi)
“Diplomatic Mission Peace and Prosperity, shkurt DMPP, është organizatë ndërkombëtare lobimi e akredituar në OKB, BE, USA, etj., që ka rreth vetes shumë politikanë e diplomatë të huaj, gazetarë, shkrimtarë, artistë dhe intelektualë të shquar shqiptarë e të huaj me synimin e krijimit në vendet perëndimore të lobeve të fuqishme në mbështeje të demokratizimit, paqes dhe përparimit të vendeve në zhvillim. Lobim, Lobim dhe vetëm Lobim për Paqen! – ky është misioni kryesor i kësaj organizate.Ky mision vepron gjithashtu dhe në ato shtete ku janë përqëndruar komunitetet shqiptare me synimin për të mbështetur çështjet e kombit shqiptar, si një nga kombet më të vjetër e paqedashës në botë. Pra, DMPP operon në Greqi, Gjermani, Francë, Itali, Turqi, Zvicër, etj. Në SHBA ky mision ka zanafillën, si vendi mik më i fuqishëm i shqiptarëve që ka më shumë se një shekull që me politikat dhe diplomacinë e vet e ka marrë në mbrojtje Shqipërinë e vogël. Anëtarët e këtij misioni, nën shembullin e shenjtores nënë Terezë, shqiptares së madhe, e cila e sakrifikoi jetën në shërbim të njerëzimit, janë angazhuar si Misionarë Paqeje kudo ku ka kriza dhe fatkeqësi natyrore. Ata punojnë si vullnetarë në misione humanitare për të shpëtuar njerëzit në vështirësi nga e keqja dhe për t’u afruar atyre shpresë dhe paqe, një jetë më të mirë. Ridimensionimi i imazhit të vendeve si Shqipëria, vend i nëpërkëmbur gjatë prej ish-diktaturës komuniste shqiptare. Çdo misionar i DMPP ka si detyrë të luajë rolin e një Ambasadori model në sytë e opinionit ndërkombëtar dhe diplomacive të huaja për lartësimin e vlerave të kulturës dhe të çështjes kombëtare të çdo populli që frymëzohet në përparimin e vet nga modeli i diplomacisë amerikane. Një nga detyrat e misionarëve që mbulojnë fushat e kulturës është dhe përzgjedhja, botimi dhe propagandimi i veprave më të mira që përshkohen nga mesazhi i paqes. Konkretisht, në Shqipëri, propongandohen në shenjë mirënjohjeje veprat e personaliteteve botërore në fushat e albanologjisë, diplomacisë, kulturës, politikës etj., të cilët kanë kontribuar e kontribojnë për njohjen e opinionit botëror me thesaret e vlerave shqiptare. Kështu veprohet në çdo vend e me çdo kulturë që frymëzohet nga motivet e paqes. Një detyrë tjetër që kanë misionarët e DMPP është edhe përzgjedhja, përkthimi në gjuhë të huaja si anglishtja, frengjishtja etj., botimi e propagandimi i veprave – kryevlera kombëtare të çdo populli që punon për paqe, njëlloj si populli shqiptar. Veprat e botuara vihen në shërbim të misionarëve të paqes dhe të personaliteteve botërore dashamirës të paqes, me synim për të krijuar lobe të reja paqedashëse. DMPP, duke marrë si model popullin shqiptar, punon që edhe bashkëkombasit e shqiptarëve në Diasporë e në komunitetet shqiptare në botë të shndërrohen në misionarë paqeje. Kështu ata ushqehen me idenë e zgjerimit të kufijve të dijeve mbi popullin shqiptar dhe Shqipërinë. Realizimi i dokumentarëve televizivë për jetën dhe veprën e personaliteteve shqiptarë që kanë kontribuar për paqen në botë dhe anasjelltas për personalitetet botërore që ndihmojnë Ballkanin, Shqipërinë dhe vende të tjera në zhvillim, ky është një objektiv tjetër për të cilin punojnë misionarët e DMPP”.
D – Si lindi projekti i organizatës suaj? Pse e patë të nevojshme krijimin e saj në vendin tonë?
“Diplomatic Mission Peace and Prosperity është ideuar nga i ndjeri Ambasadori Richard Holbrooke, ish-diplomat i shquar amerikan, performues i Ballkanit të sotëm për të ndihmuar veçanërisht vendet problematike të gadishullit ballkanik. Qendrën ky mision e ka në Tiranë dhe vepron në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë, Maqedoni, në Mal të Zi dhe në shumë shtete të mëdhenj të mbarë botës si në SHBA, Kanada, Australi, Angli, Indi, etj. Pra, nisur nga përvojat e politikanëve e diplomatëve më të shquar amerikanë që kanë punuar pa u kursyer për paqe e prosperitet në botë botë, edhe Ambasadori Richard Holbrooke bashkë me një grup diplomatësh të tjerë punoi për paqe në Ballkan, sidomos për pavarësimin e Kosovës dhe për çështjen kombëtare shqiptare. “Idetë mbeten ide, mbeten ëndrra e nostalgji idilike, po nuk u përqafuan nga njerëz energjikë, me shpirt aksioni”, – përsëriste shpesh Ambasadori Richard Holbrooke, ky diplomat i shkëlqyer, që punonte me dëshirën e madhe që ta shihte të realizuar edhe në Kosovë, Shqipëri e në tërë Ballkanin projektin e tij për paqe e përparim. Ai ndiqte dhe përpiqej të realizonte në jetë një nga ëndrrat më të mëdha të njerëzimit për paqe botërore, si i ndrituri Presidenti Amerikan Abraham Linkoln, Lideri Indian Mahatma Gandhi, Afrikani Mandela, etj. Ambasadori Richard Holbrooke kishte një plan të veçantë për integrimin e Ballkanit në strukturat euro-atllantike, mirëpo me vdekjen e tij të parakohshme në 13 dhjetor 2010, ne na mbeti si detyrë dhe si amanet për të punuar për paqe e prosperitet në Ballkan dhe veçanërisht në Shqipëri e Kosovë. Pikërisht për këto arsye e për shumë të tjera DMPP punon për ridimensionimin e imazhit të Shqipërisë që shpesh përbaltet nga politikat e korruptuara klanore që punojnë vetëm për interesat e tyre pasurore”.
D – Ju si Guvernator i Paqes së kësaj organizate, çfarë roli luani në marrëdhëniet e DMPP me vendet e tjera të Europës juglindore? (Meqenëse DMPP përfshin gjithë këtë pjesë të Europës)
“Lideri i mirë është truri i programit të një institucioni. Si njohës i mirë i programit të Ambasadorit Richard Holbrooke për Balkanin, unë, duke marrë si epiqendër Shqipërinë, një vend model i bashkëjetesës ndërfetare, ndëretnike e ndërkomunitare, kordinoj veprimet me personalitetet më të spikatura të Europës që punojnë për paqe e prosperitet dhe sëbashku realizojmë veprimtari në dobi të qytetërimit modern që po instalohet me shumë mundim në vendet në zhvillim”.
D – Në këto 5 vite punë, cilat janë objektivat e arritura nga puna juaj?
“Janë të shumta arritjet tona, por si më kryesoret mund të përmendim: DMPP ka organizuar disa konferenca e takime donatorësh për financim të projekteve tnë fusha të ndryshme në Shqipëri e Kosovë, projekte që sjellin zhvillim shoqëror në shërbim të forcimit të Paqes. U realizua me inisiativën e këtij Misioni dhe në bashkëpunim me autoritete të pushtetit vendor bërja dhe vendosja e bustit të ish-ambasadorit Holbrooke në Komunën Viti – Kosovë dhe në qytetin e Fierit, Shqipëri. Kemi trajnuar shumë personalitet si misionarë paqeje dhe i kemi pajisur me diplomat përkatëse. Kemi dhënë falenderim dhe Çertifikatë Mirënjohjeje për figurën e misionarit të pajtimit të gjaqeve në mbarë Kosovën Anton Çeta, në rastin e vendosjes së bustit të tij në vendlindje, në Rrëshen-Mirditë. Veprimtari shumë domethënëse ishte organizimi dhe realizimi i “Ditës së Paqes” në qytetin e Budapestit-Hungari, për pajtim e paqe për popujt e Ukrainës dhe Rusisë. Gjatë vitit 2015 nga DMPP u vlerësuan me çertifikata mirënjohjeje si misionarë paqe disa personalitete të politikës, diplomacisë, artit e kulturës si dhe të fushave të ndryshme. Disa, ata më të spikaturit u vlerësuan edhe me tituj doctor (Honoris Causa). Me këto diploma, vetëkuptohet u vlerësuan personalitete me shumë veprimtari dhe me më shumë aktivitet në shërbim të Paqes Botërore”.
D- A keni hasur vështirësi në Shqipëri gjatë punës suaj?
“Vetëkuptohet që në vendet e Ballkanit ku zotërojnë politikat e korruptuara autokratike, po ashtu dhe në Shqipëri, çdo mision has pengesa. Me sakrifica, si gjithë misionarët e paqes në botë, që punojnë pa u lodhur në periudha luftërash, krizash politike apo nëpër terrene ku dominojnë fatkeqësitë natyrore, edhe ne bëjmë të pamundurën për realizimin e objektivave. Dhe duke realizuar objektivat përmirësojmë edhe imazhin e mirë të Shipërisë dhe shteteve fqinjë”.
D – Mes bashkëpunëtorëve tuaj ka figura dhe personalitete të famshëm. Si kontribuojnë ata me Organizatën tuaj?
“Misioni ynë ka arritur suksese pikërisht sepse ka bashkëpunëtorë të përzgjedhur. Në arritjen e objektivave tona një kontribut të rëndësishëm kanë dhënë ndër vite anëtarët e këtij Misioni, të cilët janë figura dhe personalitete të shquar nga shumë vende dhe kombe të botës. Është rasti të veçojmë bashkëpunimin e ngushtë dhe shumë të frytshëm të themeluesit dhe Presidentit të Akamdemisë Universale Globale të Paqes Dr. Madhu Krishan (Indi). Vlen të përmenden edhe Presidenti i “Azzurro Italia” Dr. Attilio Miani (Bari-Itali), senatori Shelton Neth ( Mikronezia), ambasadori William Weiss (SHBA), biznesmeni Dr. Milesz Sandor (Budapest-Hungari), kryepeshkopi Dr. Joseph Jankin (Nigeria), drejtori i Komitetit euroaziatik në Kongresin amerikan, Dr. Cary Lee Peterson, etj. Një kontribut të veçantë kanë dhënë edhe diplomati dr. Haim Reitan me origjinë nga Izraeli, Peshkopi i Kishës Anglikane Dr. Jose. A. P. Moreno dhe kryepeshkopi i Haitit Emmanuel St. Louis. Këta janë lobuesit kryesorë që i sigurojnë DMPP mbështetjen kryesore të Liderve të OKB, të SHBA, BE, etj”.
D- A ka ndihmuar sadopak organizata juaj në marrëdhënien midis dy vendeve Shqipëri-Kosovë? ( Mund ta lidhni me vizitën tuaj të fundit në Kosovë)
“Vetëkuptohet!… Kosova është pjesë etnike dhe kulturore e Shqipërisë. Shtrirja e DMPP në Kosovë përçon te elitat intelektuale të shqiptarëve të Kosovës vlerat më të mira të elitave shqiptare. Pra, DMPP shërben si urë ndërkomunikimi politik, diplomatik, kulturor e institucional midis dy vendeve që po integrohen sa në Europë dhe sa tek njëri tjetri, pak a shumë si dy Gjermanitë…”.
D – Dhe sa i duhet Shqipërisë që të arrijë vërtet objektiivat për të cilat organizata juaj punon?
“DMPP punon sipas një programi elitar botëror për paqe dhe zhvillim, pra sipas parimeve të demokracisë amerikane, modeli i demokracisë për vendet në zhvillim. Kryesorja është që Shqipëria është në shinat e kësaj demokracie. Nuk ka rëndësi nëse qytetërimi i saj ecën me trenat e zakonshëm, në krahasim me trenat magnetikë super të shpejtë me të cilat udhëtojnë qytetërimet moderne, si SHBA, Kanada, Britani e Madhe, Gjermani, etj…”.
D – Kryeredaktor i revistës “Krahu i Shqiponjës, që bashkon ndër shkrimet e saj autorë dhe figura të shquara shqiptare. Sa i duhen çështjes shqiptare revista të tilla?
“Krahu i shqiponjës është revistë e botuar së pari në SHBA, Çikago. Pra, është tribunë e mendimit të lirë të frymëzuar nga modelet më të mira të shtypit të lirë amerikan dhe si e tillë propongadon supervlerat shqiptare. Kjo revistë ka bashkëpunëtorë gazetarë, publicistë dhe shkrimtarë misionarë, të cilët punojnë me përkushtim për të evidentuar vlerat shembullore që ndikojnë në përmirësimin e jetesës së shqiptarëve. Pra, me shkrimet që pasqyron, është e parapëlqyer për gjithë mendësitë e spektrit politik shqiptar. Ajo i përmbahet çështjes kombëtare dhe si e tillë është një pasqyrë programore e Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP). Pra, është një revistë mbresëlënëse e misionare njëlloj si DMPP”.
Organizata DMPP e Tiranes afron dhe nderon me certifikata mirenjohje e tituj nderi cilindo qe ka deshire te kontribuoje jo vetem ne Shqiperi por edhe ne te gjitha vendet e Europes juglindore ne rrugen drejt Paqes, Prosperitetit dhe Qyeteterimit Modern.
Shefki Hysa
UN GOVERNATORE AL SERVIZIO DELLA PACE E DELLA PROSPERITA’ TRA I POPOLI
Shefki Hysa, scrittore, giornalista e pubblicista albanese nato a Ersek (Albania), il 20 luglio del 1957 in una famiglia di intelletuali. Dal 1991 al 1997 lavora come giornalista per il giornale Çameria ed è caporedattore ed editore dei giornali Dielli (Il Sole) e Kombi (La Nazione). Da molto tempo è direttore dell’Associazione Culturale “Bilal Xhaferri” e dell’omonima casa editrice. Dal 1995, è editore e caporedattore della revista mensile Krahu i shqiponjës (L’ala del aquila). Shefki Hysa è segretario della Lega degli Scrittori e Artisti d’Albania.
Noi dell’International Web Post lo intervistiamo in veste di Governatore, nonché fondatore, insieme al suo raro amico Ibrahim Rrugova, ex-Presidente della Reppublica del Kosovo, dell’Organizzazione Diplomatic Mission for Peace and Prosperity a Tirana, costituita sotto la magnifica idea dell’ex-Ambasciatore Americano Richard Holbrooke.
D-Il messaggio principale della Vostra organizzazione è “Lobby, lobby e solo lobby per la pace, l’educazione e la civiltà moderna”. Come lo realizza questo il vostro ufficio a Tirana?
R-“Diplomatic Mission Peace and Prosperity, DMPP, è un’organizzazione internazionale accreditata all’ONU, all’UE, USA etc. per fare lobing e avvicina nella sua missione politici, diplomatici, giornalisti, scrittori, artisti e intelettuali imporati albanesi e stranieri con lo scopo di creare nei Paesi occidentali una rete di lobing in appoggio alla democrazia , la pace e la prosperità per i Paesi in via di sviluppo. Lobby, Lobby, Lobby, per la Pace, è questa la principale missione di questa organizzazione. La nostra missione gioca un ruolo importante anche in altri Paesi dove vivono le comunità albanesi per appoggiare la questione albanese come una delle nazioni più vecchie e pacifiche al mondo. Quindi DMPP opera in Grecia, Germania, Francia, Italia, Turchia, Svizzera etc. Nasce come missione negli Stati Uniti, una delle nazioni più amiche e sostenitrici della causa albanese che è da più di un secolo che sostiene e appoggia con la sua politica e la sua diplomazia la nostra “Piccola Albania”. I membri di questa missione, sotto l‘esempio di Santa Madre Teresa, la grande albanese, la quale ha sacrificato la vita al servizio dell’umanità, si sono impegnati nella Missione per la Pace laddove ci sono crisi e disgrazie naturali, lavorando come volontari in diverse missioni umanitari per salvare gente in bisogno offrendo a loro speranza e pace per una vita migliore. La ridimensione è molto importante per Paesi come l’Albania che è stata calpestata per tanti anni dal ex regime comunista. Ogni missionario della DMPP ha come obbligo di giocare il ruolo dell’Ambasciatore modello sotto gli occhi dell’opinione internazionale e delle diplomazie straniere per elevare i valori culturali e la questione nazionale di ogni popolo che si ispira per il suo progresso al modello della diplomazia americana.
Una delle missioni che copre la parte culturale è anche la selezione, la pubblicazione e la propaganda delle opere migliori che riportano in sé il messaggio della pace. Concretamente, in Albania, vengono trasmessi i lavori di personalità importanti del mondo dell’Albanologia, della diplomazia, della cultura, la politica etc, i quali hanno contribuito e continuano a contribuire, nel riconoscimento dell’opinione mondiale dei tesori e i valori dell’Albania. Cosi si agisce in ogni paese e in ogni cultura che si ispira ai motivi della pace. Un’altro compito che hanno i missionari della DMPP è anche la selezione , la traduzioni in altre lingue straniere , la pubblicazione delle opere con valori nazionali di qualsiasi popolo che lavora per la pace, in egual misura anche il popolo albanese. Le opere pubblicate al servizio dei missionari della pace e delle personalità di fama mondiale, amanti della pace, con obbiettivo di creare nuove lobby al servizio della pace. DMPP, prendendo come modello il popolo albanese, lavora in modo che tutti i connazionali albanesi nel mondo diventino missionari di pace alimentandosi con lo spirito e l’idea dell’allargamento dei confini della conoscenza del popolo albanese e dell’Albania. Un’altro obbiettivo per il quale lavorano i missionari della nostra organizzazione è la realizzazione dei documentari televisivi sulla vita e l’opera delle personalità albanesi che hanno contribuito per la pace nel mondo e delle personalità mondiali che aiutano i Balcani, l’Albania e altri paesi in via di sviluppo a raggiungere il traguardo della pace”.
D-Come è nato il progetto della vostra organizzazione? Perchè si è visto il bisogno di crearlo in Albania?
R-“Diplomatic Mission Peace and Prosperity è stato ideato dall’ Ambasciatore Richard Holbrook, ex-diplomatico americano, impegnato all’unificazione dei Balcani e risolvere le contraddizioni dei Paesi che ne fanno parte. La base di questa organizzazione è a Tirana e opera nella Repubblica Albanese, in Kosovo, Macedonia, Montenegro e altri stati in tutto il mondo come Canada, Stati Uniti, Australia, Inghilterra, India, etc. Quindi, partendo dalle esperienze dei politici e dei diplomatici più famosi americani che hanno lavorato senza risparmiarsi per la pace e la prosperità nel mondo, anche l’Ambasciatore Richard Holbrooke insieme a un gruppo di diplomatici ha lavorato per la pace nei Balcani, specialmente per la sovranità del Kosovo e la questione nazionale albanese. Le idee rimangono idee, rimangono sogni e nostalgie idilliache, se non vengono abbracciate da persone energiche e con spirito d’azione”, – ripeteva sempre l’Ambasciatore R.Holbrooke. Questo diplomato intraprendente lavorava con passione e desiderio di realizzare il suo progetto di pace e prosperità anche in Albania, Kosovo e i Balcani, cercando di seguire e realizzare nella vita uno dei sogni più grandi dell’umanità per la pace mondiale, come il più brillante Presidente Americano Abraham Linkoln, il Leader Indiano Mahatma Gandhi, Nelson Mandela etc. L’Ambasciatore R. Holbrooke aveva un piano importante sull’integrazione dei Balcani nelle strutture euro-atlantiche, ma con la sua morte prematura il 13 gennaio 2010, ci è rimasto come compito e come suo testamento a lavorare per la pace e la prosperità nei Balcani e specialmente in Albania e Kosovo. Proprio per questa ragione e altre DMPP lavora nel ridimensionamento dell’immagine dell’Albania che spesso si macchia dalle politiche corrotte che lavorano solo per il loro interesse e ricchezza personale “.
D-Lei come Governatore della Pace di questa organizzazione, che ruolo riveste nelle relazioni della DMPP con gli altri paesi dell’Europa dell’Est?
R-“Il miglior Leader è il cervello del programma di un’istituzione. Come buon conoscitore di questo programma per i Balcani, l’Ambascitore R. Holbrooke, io stesso prendendo come base l’Albania, un paese modello della convivenza interregionale, inter etnica e inter comunitaria, coordino le relazioni con le personalità più spicate dell’Europa che lavorano per la pace e la prosperità e insieme realizziamo attività all’interesse della civiltà moderna che si sta installando con tanto sforzo nei paesi in via di sviluppo”.
D-In questi 5 anni di attività, quali sono gli obbiettivi raggiunti dal vostro lavoro?
R-“Sono tanti i nostri obbiettivi già realizzati, e come le più importanti possiamo nominare diverse conferenze e incontri che DMPP ha organizzato con donatori per finanziare progetti in diversi ambiti in Albania e Kosovo, progetti che portano sviluppo sociale al servizio del rafforzamento della Pace. Abbiamo realizzato con l’iniziativa di questa Missione e in collaborazione con le autorità del governo locale, la realizzazione del busto del ex-Ambasciatore Holbrooke nel Comune di Viti, in Kosovo e nella città di Fier in Albania. Abbiamo formato tante personalità come missionari di pace e li abbiamo assegnato dei gradi rilevanti. Abbiamo ringraziato e consegnato Certificato di Riconoscimento al missionario della Riconciliazione delle Faide, Anton Ceta, che con il suo insostituibile lavoro ha contribuito sulla riconciliazione delle faide in tutto il Kosovo. In sua memoria abbiamo costruito il suo busto nel suo paese di origine, Rreshen-Mirdite. Un’attività molto significativa è stata l’organizzazione e la realizzazione della “Giornata della Pace” nella città di Budapest-Ungheria, per la riconciliazione tra i due popoli dell’Ucraina e della Russia. Durante l’anno 2015, abbiamo dato certificati di riconoscimento a missionari della pace e ad’alcune personalità della politica, la diplomazia, dell’arte e della cultura. Abbiamo anche riconosciuto titolo Honoris Causa, agli attivisti instancabili sostenitori della Pace nel Mondo. Alcune delle personalità più famose che hanno contribuito alla causa sono il Presidente dell’Accademia Universale Globale per la Pace, Dr Madhu Krishan, India. Vale la pena ricordare il presidente di Azzurro Italia, Dr. Attilio Miani, (Bari-Italia), il Senatore Shelton Neth ( Mikronezia), l’Ambasciatore William Weiss (SHBA), l’uomo d’affari Dr. Milesz Sandor (Budapest-Hungari), l’Arcivescovo Dr. Joseph Jankin (Nigeria), il Direttore del Comitato Euroasiatico nel Congresso Americano, Dr. Cary Lee Peterson, etc. Un grande contributo lo ha dato anche il diplomatico DR. Haim Reitan, di origine israeliana, il Vescovo della Chiesa Anglicana Dr.Jose A. P. Moreno e l’Arcivescovo del Haiti, Emmanuel St. Louis. Tutti loro sono dei lobbisti principali che assicurano al DMPP l’appoggio principale dei Leader dell’ONU, degli USA, UE etc”.
D-Avete riscontrato delle difficoltà durante il vostro lavoro in Albania?
R-“Possiamo sottintendere che nei paesi dei Balcani, dove prevalgono politiche corrotte autocratiche, cosi come anche in Albania, ogni missione affronta delle difficoltà. Con sacrifici, come tutti i missionari della pace nel mondo, che lavorano instancabilmente in periodi di guerre, crisi politiche o territori dove dominano le disgrazie naturali, anche noi facciamo l’impossibile per realizzare i nostri obbiettivi. Realizzando questi obbiettivi contribuiamo a migliorare l’immagine dell’Albania nei Paesi vicini”.
D-La vostra organizzazione ha in qualche modo aiutato nelle relazioni tra l’Albania e il Kosovo?
R-“Ovvio che si!… Kosovo è parte etnica e culturale dell’Albania. L’estensione del DMPP in Kosovo porta nell’èlite intellettuale degli albanesi del Kosovo, i valori più alti dell’élite albanese. Quindi DMPP, serve come un ponte di comunicazione politica, diplomatica, culturale e istituzionale tra i due paesi che si stanno integrando in Europa e nell’uno l’altro, più o meno come le due parti della Germania”.
D-Quanto ancora deve fare l’Albania, per realizzare gli obbiettivi per i quali la vostra organizzazione lavora?
R-“DMPP lavora second a un programma di élite mondiale per la pace e lo sviluppo, quindi secondo i principi della democrazia americana, modello della democrazia per i paesi in via di sviluppo. La cosa importante è che l’Albania si trova sui binari di questa democrazia. Non importa se la sua civiltà cammina sui treni semplici in paragone a quelli magnetici super veloci sui quali viaggiano le civiltà moderne come quelle americane, canadese, britanniche, tedesche etc”.“
D-Direttore della rivista “Krahu i Shqiponjes – l’Ala dell’Aquila”, che unisce tra i suoi scritti, autori e figure illustre albanesi, Quanto servono alla questione albanese riviste come questa?
R-“Krahu i Shqiponjes”, è una rivista pubblicata prima negli Stati Uniti, a Chicago. Quindi è una tribuna del pensiero libero inspirata dai migliori modelli della stampa americana e come tale propaganda i super valori albanesi. La rivista ha come collaboratori giornalisti, pubblicisti e scrittori missionari i quali lavorano con dedizione per evidenziare i valori esemplari che influenzano nel miglioramento della vita degli albanesi. Quindi, con i scritti che rispecchia è molto apprezzabile dalla mentalità di tutto le spettro politico albanese. Tratta la questione nazionale e come tale rispecchia la missione della Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP). E’ quindi una rivista che ti colpisce , molto apprezzabile e missionaria proprio come DMPP”.
L ’organizzazione DMPP di Tirana avvicina e onora con certificati e titoli di riconoscimento chiunque ha voglia di contribuire non solo in Albania ma in tutti i paesi dell’Est Europa il cammino verso la strada della Pace, la Prosperità e la Civilizzazione Moderna.