Traduci

Paraqitje dinjitoze e shqiptarëve në San Vendemiano-TV (Itali)

Edhe kësaj radhe qyteti San Vendemiano, ishte nikoqir i aktivitetit tradicional multietnik kulturor i emigrantëve në pjesën veriore të Provincës Treviso, i emërtuar “Festa dei Popoli” (festa e popujve).

cms_2349/11297922_897941166914336_988627659_n.jpg

Aktiviteti përmbyllës treditor, filloj me sfilatën nëpër rrugët e qytetit të grupeve etnike pjesëmarrëse në këtë aktivitet, ku u paraqiten edhe shqiptarët e veshur me kostumet e bukura kombëtare me flamurin kombëtar në ballë të grupit artistik, që zgjuan kurreshtjen e pjesmarrësve të shumtë qe fotografonin parreshtur të rinjët dhe të rejat shqiptare të veshur kuq e zi. Perfaqesuesit e emigranteve nga te gjitha vendet e botes (15 shoqata) paraqiten traditat, zakonet, veshjet, ushqimet tradicionale dhe identitetin nepermjet konkurimit artistik duke shprehur vlerat e tyre kulturore. Krahas pjesmarrjës së shumë vendeve të botës në ketë aktivitet si: Maroku, Nigeria, Brazili, India, Kroacia, Bolivia, Gana, Filipinet, etj, ishin edhe shqiptarët nga të gjitha trojet etnike të bashkuar rrethë shoqatës “Iliria”.

cms_2349/11304485_1132027093489911_1431532814_n.jpg

Aktivitetet e shoqatës “Iliria” dëshmuan edhe një herë së kur jemi të bashkuar përveq forcës vepruese mund të reflektojmë edhe vlera të larta kulturore. Shoqata “Iliria” fillimisht u paraqit në skenë me prezantimin e një poezie ku autoria ishte prerzente në mesin e valltareve, e që në emër të autores poezin e prezentoi Mirlinda Morina, antare e grupit të valleve të shoqatës, për t’ju dhënë radhën disa paraqitjeve të Mirlinda e Ilir Morina (vella e motër-nga Rahoveci) , Muhamet e Mumire Murtezani, (babe e bije-nga Breza e Shkupit), Imri e Gentiana Osmani(babe e bije-nga Ferizaji), Arif e Fatmira Musaj, (qift bashkëshortor nga Tropoja), këngëtari dhe rapsodi popullor Gjin Shani (nga Tropija), etj.

cms_2349/11301474_897941260247660_156444072_n.jpg

Si herave të tjera edhe kësaj radhe programin artistik e pasuroi pjesmarrja e koreografit dhe valltarit Arif Musa në bashkëpunim më vllëzërit Mumin (kostumograf) dhe Muhamet Murtezani (koreograf) përbëjnë trion më të fortë artistike e të huajve në regjionin e Venetos (Itali).Koreografia e larte artistike, veshjet e bukura kombëtare të vajzave dhe djemëve në skenë, dhe vallet e bukura shqipe janë treguesi më i mirë i bashkëpunimit të suksesshme të koreografit Arif Musaj me vllëzërit Murtezani. Kjo bëri që valltarët shqiptar të shfaqen disa herë në skenë, për përmbushjën e kërkesave të shumta të të pranishmëve në ketë aktivitet. “Vallja dhe kënga janë drita e shpirtit të çdo populli”, pa të cilën dritë vështirë së do të jetonin popujt në rruzullin tokësor. Muzika është arti më abstrakt i të gjitha arteve që ngacmon shqisat dhe ndjenjat, nxitë emocionet e njerëzve pa dallim feje, race apo kombi. Kështu “Vallja Tropojane” e ekzekuatuar me mjeshtri nga çifti bashkëshortor Arif dhe Fatmira Musa e elektrizoj masën e madhe të njerëzve në sallën përplot me emigrant dhe shtetas italian, ku përveq duartrokitjeve të gjata frenetike, vallës ju bashkangjiteshin edhe komunitetet tjera duke vallëzuar bashkarisht në sallë. Poashtu në këtë aktivitet nuk mungoi as vitrina me libra të rinjë të autorëve shqiptar, njëri ndër ta ishte edhe libri me poezi “Vetmia që të vret” i Tea Vreko nga Berati (njiherit valltare e grupit artistik).

cms_2349/Flori_ne_SAN_1.jpg

Pjemarrës në këtë aktivitet përveq drejtuesve të Shoqatës “ILIRIA” si; kryetarja Ermira Zhuri, nenkryetaret: Beqir Cikaqi e Mumin Murtezani, Gjin Shani (drejtues i grupit muzikor), Muhamet Murtezani (drejutes i grupit te valleve),…ishin edhe veprimtar të dalluar të çështjës kombëtare Selim Musa (kryetar nderi i UNIKOMB-it për Diasporë më seli në Zvicër) dhe Agim Mullosmani (nënkryetar), i cili ndër të tjera u shprehë: “bashkimi shpirtëror i shqiptarëve në diasporë duhet të shërbejë si shembull për shqiptarët në trojet etnike,…pa bashkim shpirtëror nuk mund të arrijmë atë fizik të trojeve etnike”.

cms_2349/bandiera_italiana.jpgPresentazione dignitosa degli albanesi a San Vendemiano-TV (Italia)

La città di San Vendemiano è stata, ancora una volta, ospite della tradizionale attività culturale multietnica nella parte Nord della Provincia di Treviso intitolata “La Festa dei Popoli”. La sfilata dei gruppi etnici partecipanti per le strade della città ha dato inizio alla festa. Tra loro anche gli albanesi vestiti con i bei costumi nazionali portando la bandiera nazionale in testa al gruppo artistico catturando la curiosità dei numerosi partecipanti che facevano foto ai giovani ragazzi e ragazze albanesi vestiti in rosso e nero. I rappresentanti degli immigrati da tutti i paesi del mondo (15 associazioni) hanno mostrato le proprie tradizioni, gli usi e costumi, i piatti tipici e la propria identità tramite una competizione artistica mostrando i propri valori culturali. Tra i partecipanti di tanti paesi del mondo come Marocco, Nigeria, Brasile, India, Croazia, Bolivia, Ghana, Philipine ecc c’erano anche gli albanesi di tutte le regioni riuniti attorno all’associazione Iliria. Le attività dell’associazione Iliria hanno mostrato ancora una volta che quando si è uniti, oltre la capacità di agire, possono venir fuori anche i valori culturali. L’associazione Iliria all’inizio è salita sul palco con una poesia scritta da una delle ballerine e recitata da Mirlinda Morina , membro del gruppo di ballo dell’ associazione e seguita dalle interpretazioni artistiche di Mirlinda e Ilir Morina( sorella e fratello da Rahovec), Muhamet e Mumire Murtezani, (padre e figlia da Breza e Shkupit), Imri e Gentiana Osmani(padre e figlia da Ferizaji), Arif e Fatmira Musaj, ( coniugi provenienti da Tropoja) cantante e rhapsod Gjin Shani (da Tropija), etj. Come nelle feste precedenti anche quest’ anno il programma artistico è stato arricchito dalla presenza del coreografo e ballerino Arif Musa in collaborazione con i fratelli Mumin (curatore dei costumi) e Muhamet Murtezani(coreografo) i quali costituiscono il più forte trio artistico degli stranieri nella regione Veneto (Italia). La coreografia artistica di alto livello, i bei vestiti nazionali dei ragazzi e ragazze sulla scena e le belle danze albanesi sono il miglior indice di una collaborazione di successo dei coreografi Arif Musaj e dei fratelli Murtesani. Questo ha fatto sì che alla fine della presentazione i ballerini albanesi hanno raccolto lunghi applausi da parte dei spettatori presenti ritornando sul palco per più di una volta. I canti e i balli sono la luce del anima di un popolo senza i quali forse sarebbe impossibile la sopravvivenza dei popoli. La musica è la più astratta delle arti che risveglia i sensi, i sentimenti e le emozioni della natura umana senza distinzione di religione, etnie e nazione. Cosi “Il ballo tradizionale di Tropoja” eseguito con maestria dai coniugi Arif e Fatmira Musa ha elettrizzato tutta la platea di immigrati e cittadini italiani, dove oltre ai lunghi applausi frenetici, si sono aggiunti al ballo tutti i presenti trasformandolo così in uno multi etnico. Tra le altre attività l’associazione ha riservato un angolo alla letteratura di giovani autori albanesi tra i quali la scrittrice e ballerina Tea Vreko di Berat con la sua raccolta di poesie intitolata “La solitudine che uccide” Erano presenti oltre il consiglio direttivo dell’associazione Iliria quali :presidente Ermira Zhuri, i vicepresidenti Beqir Cikaqi e Mumin Murtezani, il dirigente del gruppo dei cantanti Gjin Shani,, il dirigente del gruppo di ballo Muhamet Murtezani, anche distinti attivisti della causa nazionale come Selim Musa presidente d’onore di UNIKOMB per la Diaspora con sede in Svizera ed Agim Mulosmani,vice presidente, che tra le altre dichiarazioni ha detto: L’unità spirituale degli albanesi nella diaspora deve servire da esempio per tutti gli albanesi delle diverse regioni…senza unità spirituale non si può ottenere quello fisico”.

Autore:

Data:

13 Giugno 2015