Traduci

Shpëtim apo shpronësim i Trepçës?!

Padyshim të gjithë qytetarët e vendit i janë gëzuar lajmit për miratimin e ligjit në kuvend, për shpëtimin e gjigantit metalurgjik nga falimentimi. Mirëpo mënyra e përshpejtuar e leximit të ligjit dhe e votimit në kuvend, përveç mangësive të shumta të shfaqura në shumicën e amandamenteve, përmes të cilave Trepça shëndërrohet në “Shoqëri Aksionere” e jo në Pronë Publike, lenë hapësira për të dyshuar për fatin dhe të ardhmen e saj, si në aspektin e pronësimit ashtu edhe në atë të zhvillimit të saj.

Sipas asaj që u miratua në kuvend, 80 % të aseteve të Trepçës kalojnë në pronësi të Qeverisë, ndërsa 20 %-shi famoz për punëtorët, të rikujton fillimin e procesit të privatizimit të Trepçës, i cili do të realizohet hap pas hapi dhe pjesë pas pjese deri në likuidimin e plotë të saj.

Ligji me shumë të panjohura, përveç se nuk e përcakton qartë menaxhimin e shumë aseteve të Trepçes, si brenda ashtu edhe jashtë Kosove, nuk dihet as kush do të jenë investitorët (pronarët faktik) e saj!

Me ligjin e përshpejtuar, jo vetëm që nuk është shpëtuar Trepça nga falimentimi si trumbetojnë pushtetarët dhe një pjesë e opozitës,…por është bërë vetëm një zgjidhje e përkohshme dhe është bërë një lloj i veçantë i kontrabandimit të kësaj ndërmarrje fitimprurëse për vendin.

cms_4764/foto_2.jpg

Këtë gjë e vërteton mundësia e hapur e shitjes së aseteve të saj nga qeveria pa e pyetur fare kuvendin.

Përjashtimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga pronësia dhe mospërcaktimi i statusit të Trepçës si Pronë Publike, pushtetarëve aktual dhe atyre pas tyre u krijohen mundësinë e përdorimit të Trepës si “plaçkë shteti” për përfitime personale.

Statusi “Pronë Publike” i Trepçës dhe kalimi i saj në pronësi të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do ti lejonte si pushtetarët ashtu edhe të tjerët, të luajnë me fatin e pasurive të çmuara të saj.

Vet faktit, pse Trepça nuk u shëndërrua në Pronë Publike dhe fakti tjetër se asetët kryesore të saj ndodhën në pjesën veriore të kontrolluar nga serbët lokal dhe qeveria e Beogradit, e komplikon akoma më tepër fatin e gjigantit metalurgjik “TREPÇA”.

cms_4764/foto_3.jpg

Ajo çfarë ndodhi në seancën e së premtes së kaluar është vetëm një (vet)mashtrim. Këtë fakt e dinë mirë pushtetarët dhe një pjesë e deputetëve që e kanë votuar, përderisa gjysma tjetër janë manipuluar për qëllime të interesave të ngushta të liderëve partiak.

Trepça nuk ka si shpëtohet dot përmes një ligji formal në parlament, pa e pasur fuqinë ekzekutive dhe as të implementimit të vendimeve që kanë të bëjnë me veriun e vendit në njërën anë, si dhe as fuqinë financiare të shpëtimit të saj nga falimentimi!

Puna e ligjit për Trepçën, i miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është njësoj si “Receta” e mjekut,…po munguan paratë për blerjen e ilaçeve, receta e mjekut nuk e shpëton dot pacientin nga vdekja.

cms_4764/foto_4.jpg

Përkundrazi të “arriturave” të pushtetarëve për të mbajtur Trepçën nën kontroll përmes një ligji formal,…ekziston rreziku (mundësia reale) që serbët ta fusin Trepçën në dialogun e Brukselit, gjë e cila do të përmbyste të gjitha “përpjekjet” e pushtetarëve të korruptuar dhe jo vetëm kaq, pakica serbe (2-3 % e popullatës) do të tentojë të bëhet pjesëtare në pasuritë e Kosovës, ashtu sikurse u bënë pjesëtare në sovranitetin e shtetit duke vënë nën menaxhim të plotë rreth 25 % të territorit të vendit tonë.

cms_4764/foto_5.jpg

Duke e njohur morbiditetin (plogështinë) e kësaj qeverie dhe të grupit negociator në Bruksel, të cilët me një të “kapur veshi” nga Brukseli apo Uashingtoni,….lehtësisht e bëjnë Trepçën pjesë të pazareve politike në dialogun e Brukselit, me të cilën agonia e Trepçës mund të zgjasë edhe për shumë vite të tjera, derisa serbët të arrijnë cakun e dëshiruar në raport me Kosovën dhe sovranitetin e saj.

cms_4764/italfahne.jpgSalvataggio o esproprio di Trepça?!

Indubbiamente tutti i cittadini hanno goduto per l’adozione della legge che assicura la salvezza del gigante metallurgico dal fallimento. Ma l’accelerazione nell’approvazione della legge, fino al voto in assemblea, ha comportato numerose carenze nell’iter degli emendamenti. Così la trasformazione di Trepca in “SPA” non lascia spazio a dubbi circa il suo futuro, sia in termini di proprietà che di sviluppo.

Secondo quanto è stato approvato in parlamento, l’80% della gestione di Trepça nelle mani del governo sarà avviato probabilmente a privatizzazione che sarà attuata passo dopo passo e pezzo per pezzo si arriverà alla liquidazione.

Legge con molte incognite, a meno che la gestione non definisce chiaramente le molte attività del Trepça sia all’interno che all’esterno del Kosovo. Al momento nessun aspirante investitore, al di là degli attuali proprietari.

Con la legge varata, non solo Trepça non viene salvata dalla bancarotta, ma ha dato adito a una guerra tra governo e opposizione perché in tal modo il governo sarà libero di venderla senza consultare le altre parti.

Il fatto che Trepça gestisca le sue attività principali nella zona nord controllata dai serbi locali e dal governo di Belgrado, complica ancora di più il destino del gigante metallurgico.

Quello che è successo in sessione Venerdì scorso è solo un (auto) inganno. Questo fatto è ben noto ai governanti e ad alcuni dei deputati che hanno votato liberamente. Molti sono soggiogati dai loro stessi partiti.

Nonostante i “successi” dei governanti per tenere Trepça sotto controllo attraverso una legge formale, il rischio (reale possibilità) che i serbi entrino in dialogo a Bruxelles c’è.

Autore:

Data:

23 Ottobre 2016